DITAR I DITËS
E premte, 21-12-2007, 05:19pm (GMT)
Nga dritarja e largësisë ikën ëndrrat e mëngjesit Pa u çlodhur mirë amshimit para diellit e nisi udhëtimin malli e u bë rrufe qielli të dallëndyshes As lamtumirë s`më dha as përqafim Përtej shtatëdhjetë e shtatë bjeshkëve Aty ku ia thuan një këngë lirshëm Kosova larg ëndrrave të mia gëzohet e unë mjerani i largësive të humbura këtyre udhëve Evropës ia kruaj shpinën Ndrydhi ditën kronikave bojëgjaku pa kujtuar se borëbardha po vjen Me gropat e lumit të jetës mbi ballë e me një trastë malli mbi shpinë
24.2.2000
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007
|