FATE E NJERËZ
E premte, 21-12-2007, 05:20pm (GMT)
Na polli koha udhë e u ndamë në dysh Gjeografi e harta i blemë ardhmërisë Trastës që e qepëm nga lëkura jonë E grushtin me dhe nga dheu i atdheut Luleferrën e mbollëm në oborr Pragun e shtëpisë nën një merimangë Të na i ruajë ëndrrat nga dyzet hajdutët Apo nga barbari mbi kokë të atdheut Mashtrimit udhëve shpresat i thurëm Fajësia jonë na mbyti lakmia Dhe udhëve tona për një lamtumirë E këtij udhëtimi, një fund dhe harrimi
Buchs, 13.9.2000
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007
|