FJALA E PATHËNË
E premte, 21-12-2007, 05:22pm (GMT)
Rreth grevës së saj vrapon mendimi Tingull i pakënduar moto e kërkimit Etje e kallur mbyllur harrimit Varg i pashkruar bardhësi e kërkimit
Kur nuk shkruhen libra e merr koka erë Ku është mbyllur fjala e nga terri s`del Digjet fjala mallit dhe digjet amshimit Dritë kërkojnë udhët e dritë mendimi
Dritë kërkon fjala e dritë mendimi Zukamë e një vape bari i harrimit Fjalë e pathënë etje e kërkimit
Zvicër, 17.9.1999
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007
|