UDHË E MALLKIM
E premte, 21-12-2007, 05:22pm (GMT)
Një shkëndijë drite m'i duhet mendimit Apo rrënjës mallit koha kërkon udhë Ku i gjejë mbathëset lëkurës mallkimit Dhe këtë lamtumirën që s'u pamë kurrë
Ç 'farë t'i bëj mallkimit që ma kërkon borën Apo floku i bardhë që ka hedhur shtat Më mirë sot një ikje se nesër pendimi Dhe këtij mallkimi u pamë në një përrallë
Apo ta mbyll kohën në varg a në shpresë Për nesër të shohim t’i thërrasim pendimit Ndoshta udhëve radha u vjen lamtumira Ikjet edhe mbathëset metaforë e kthimit
Lihtenshtajn, 12.9.2000
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007
|