FJALË PËR LIDHJEN
E premte, 21-12-2007, 05:26pm (GMT)
Me ju kur sheshoj flas me historinë Shpalos të kaluarën ardhjet të ushqehen Mbretërisë suaj ideali prin Të sotmes së ardhme rrezet i shkëlqehen Shkëndijë e dritës më prin në guxim Me atë fanar m’i ndriçon trimërisë Është një ideal që nuk do kthim Liri e atdheut dritë e ardhmërisë Një shkëndijë prej stralli ndizet para jush M’i flet historisë tash njëqind e njëzet e pesë vjet Flakadanin ndezur s’ma shuan askush Është dritë për breza flaka e lirisë Me zjarrin e ndezur që s’e shuaj kurrë Atdheut i këndoj me prushin e etjes Lirisë i këndoj legjendat e trimave Flakadani Juaj dritë e së ardhmes
Prizren, qershor 2003
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007
|