VËRRINI
E premte, 21-12-2007, 05:30pm (GMT)
Shtatit tënd shkarkuan mllefet barbare Trupit të la thonjtë urrejtja Shtatorit çdo vit ia kujtojmë plagët që rrodhën motit të përdalë Të kuqtë e boncës së Sharrit deri në Drin Lisave të tu ranë erërat e egra karpatike Gurëve i thyen kafkat, Ti e di sa të egra ishin furtunat e erërave barbare Bukuria jote i vrau theqafjes Shkëlqimi i ngritjes sate që po vinte me diellin Tani më dritë ndrin historisë së atdheut që merr rreze nga rrezja jote shkëlqimndritur
Malësi e Vërrinit, 30.7.2003
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007
|