Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E marte, 13-05-2008, 08:30am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
 » Gjergj Fishta
 » Gjon Buzuku
 » Gaspër Pali
 » Gjekë Marinaj
 » Gjeto Turmalaj
 » Gazmend Krasniqi
 » Gëzim Mekuli
 » Gëzim Basha
 » Gaspër Thaçi
 » Granit Zela
 » Gëzim Ajgeraj
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët G-GJ » Gëzim Ajgeraj
 
LUMA
E premte, 21-12-2007, 05:37pm (GMT)

1.
Të  kuqe  ma ke  këmishën
nëpër  histori

Kështjellë  qëndrese
nëpër  furtuna
Shkëmb  ku  thyen
kokat  e barbarëve
që  përpiqen
të na  e  hedhin
farën  e  harrimit

Muranë  e  atdheut
nën  shkabën  e  Ismail  Qemalit

Te  Kulla  e  Lumës
skuqen  damarët  e  Drinit
Barbarit  i  paguhet  fajësia

2.
Me  shkrepat  kryelartë
ku  përgjaken  motet   e  tërbuara
të  stinëve  pa  arbitër

Fusha  plot  lulëkuqe
kurorë   të  atdheut
lum  e  bukura  e  dheut

Malli  im  mbi pikëllim
dyzet  vjet
Mollë  e  ndaluar


3.
Në  ty  lindin  zanat
që  rritën  sokola
për  t’i  bërë  pritë  furtunave
rrebesheve  të  historisë

Besnik  amanetit  të  të parëve
legjendave  të  lavdisë
për ditë   të  bardha
flamur  mbi  shtizë

Fole  e  trimave

4.
Fole  e  përjetshme
e  zjarrit  të  lirisë
në  atdheun  e  ndarë  përgjysmë

Flamur  përtej  gurit  që  na  ndanë

më  rri  krenar  në  shtizë

Urë  e  pakëputshme
Edhe  atëherë   kur
vrullshëm  vërshon  veriu

e  bjeshka  çahet  përgjysmë

Lum  motra  ime  e  pandashme
s`na  ndajnë  as  në  përjetësi
5.
Motra  ime  prej  gjaku
damarëve  të  fisit

Strehë  e  ditëve  të  kuqe
për  motrat  e  vëllezërit
plagët  e  Kosovës

Përkrah  vëllezërve  përjetë
Barot  për  grykat
e  ushtarëve  të  lirisë

Bukë  kripë  e  zemër
për  motrën

Shami  e  lotit  të  nënave, motrave
në eksodin  biblik
6.
Mirë  se  vjen  në varg
të  kam  në  gjakun  e  pendës
rreshtave  të historisë

Dhe,  nëse të  kam   hyrë  në hak
të  më  falësh
trupin  na e  patën  ndarë
përgjysmë

Ti  matanë  krenare
unë  këndej  përpëlitjeve
urat  e  historisë
na i  patën  lidhur
në  zinxhir

Na  ndanë  në  varg
e  në  rritë
Luma  ime  fortesë  e
trimërisë!

Vërmicë, tetor 1999

Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
MORINA (21-12-2007)
KUKËSI (21-12-2007)
PRIZRENI (21-12-2007)
SONATË E DHIMBSHME (21-12-2007)
RICOPËTIM (21-12-2007)
AKT I PAKRYER (21-12-2007)
HAPE ZEMRËN NËNË (21-12-2007)
PLISI I VËRRINASIT (21-12-2007)
DY HERË E PA BABAI VDEKJEN ME SY (21-12-2007)
VËRRINI (21-12-2007)
NËSE (21-12-2007)
EPIKË (21-12-2007)
RIOKUPIMI I KOSOVËS NGA SERBËT NË VITIN 1913 (21-12-2007)
FJALË PËR LIDHJEN (21-12-2007)
MALL I PASHUAR (21-12-2007)
DËSHIRË E VRARË (21-12-2007)
NOSTALGJI (21-12-2007)
UDHË E MALLKIM (21-12-2007)
FJALA E PATHËNË (21-12-2007)
UDHË E ZJARMI (21-12-2007)
FATE E NJERËZ (21-12-2007)
DITAR I DITËS (21-12-2007)
ATA PO VONOJNË (21-12-2007)
MONOLOG (21-12-2007)
ÇAST PA FJALË (21-12-2007)
ÇASTE ME SHI (21-12-2007)
VARGJE ME MALLKIM (21-12-2007)
PËR VARGUN (21-12-2007)
LISI I DHEMBJEVE (21-12-2007)
PIPAT E FJALËS (21-12-2007)
RIMA ME ZJARRMI (21-12-2007)
NË PRITJE TË IDESË (21-12-2007)
THATËSI E FJALËS (21-12-2007)
UNË, VETMIA E PASHUAR (21-12-2007)
UDHË ME MËRGIM (21-12-2007)
VARGJE E UDHË (21-12-2007)
DITË PA KOSOVË (21-12-2007)
DITA BUZË LIQENIT (21-12-2007)
KRONIKË (21-12-2007)
KOLONA IME (21-12-2007)
BALADË PËR UDHËT (21-12-2007)
FATE DHE UDHË (21-12-2007)
KLITHMË GJETHI NË DEGËN E THYER (21-12-2007)
DEGË E THYER (21-12-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Gëzim Ajgeraj

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]