| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Gëzim Ajgeraj E premte, 21-12-2007, 06:56pm (GMT)
Krijimtaria e tij letrare fillet e para i ka që nga klasat e para të fillores. Më vonë, kësaj dhuntie, filloi t’i përkushtohej edhe më me shpirt. Shkrimet e tij i gjenim të botuara në shumë revista e gazeta të kohës, po,për shkak të censurës, jo gjithçka e shkruar nga Gëzimi gjente dritën. Gjatë viteve 1988-1989, u bënë lëvizje të mëdha në Kosovë. Gëzim Ajgerajn e gjejmë kudo, në Gjenevë, Bernë, Cyrih, Prizren, Prishtinë, e deri në Hagë, gjithnjë në shërbim të kombit e atdheut. Duke përfunduar, fitojmë përshtypjen se, Gëzim Ajgeraj, veprimtarinë në shërbim të atdheut më me ngulm e ka filluar që nga viti 1981, që nga vitet e para të shkollimit të mesëm, duke mos u ndalur deri në përfundimin e luftës më 1999. Ndonëse larg atdheut fizikisht,veprimi i tij, tashmë edhe më i mobilizuar në shërbim të atdheut, kudo që kishte vërrinas e të tjerë shqiptarë nëpër Evropë, Gëzimi qëndronte në ballë të organizimeve për ta ndihmuar luftën edhe moralisht edhe materialisht duke gjetur përkrahje të plotë nga shokët me të cilët bashkëpunonte. *** …Është e pandashme krijimtaria letrare e tij gjatë gjithë kësaj kohe. Që nga viti 1987, filloi të botojë thesar librash, si:1.”Klithmë malli”, poezi, „Rilindja“, Prishtinë,1997; 2.”Ëndrra për parajsë”, poezi,“Rilindja“,Prishtinë, 1998; 3.”Qiellit po digjem”, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998; 4.”Flakë në plagë”, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998; 5.”Kënga e babait”, poezi për fëmijë, „Apolonia“, Prishtinë, 1998; 6. “Urti popullore të Vërrinit 1”, (bashkautorësi), „Apolonia“, Prishtinë,1998; 7. “Mallëngjimi”, poezi, „Rilindja“,2000; 8. “Balada e Vërrinit”, K.L. „F. S. Noli“, Prizren, 2001; 9. “Rruga e lirisë”, dramë, „Meshari“Prishtinë, 2001; 10. “Rruga e lirisë” (intervistë) me Zafir Berishën, botoi Asociacioni i Veteranëve të ish- UÇK-së – Prizren, 2002; 11. “Atdheu në trastë”, cikël me poezi, e botoi revista letrare "Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV, Prishtinë; 12. “Pëllumbat e lirisë”, novelë për fëmijë, Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2004; 13. “Ditët e bardha”, novelë për fëmijë, Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren 2004; 14. “Atdheu i copëtuar”, cikël me poezi, në librin “Pikoi molla gjak” (Lirikë me motive arvanitase), botoi MKRSÇJR-Departamenti i Çështjeve Jorezidente, Prishtinë, 2004; 15. Cikël me poezi, “Udhë e zjarrmi”, në librin “Muzat i bien lyrës”, Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2005; 16. “Lulëkuqet e Vërrinit”, Edicioni “Metafora”, poezi, Zvicër 2005. 17. “Zana në mërgim” (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007; |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||