| Letërsia Shqiptare | ||||
|
VARGJE PËR DUART E NËNËS DHE VRESHTAT E enjte, 27-03-2008, 09:39pm (GMT) Rrushin që na e shtroi përpara në tryezë
Ruajtë nga dorë e nënës për të shtrejtin mall Ky fillim marsi na ktheu në vjeshte Në jam ne ëndërr apo në përrallë Ruajt e kamë birë këtë rrushe me kujdes Nepër pritën tënde kthimin nga mërgimi Është rrush i *kodrës nga tonat vreshtë dhe plotë mollë e dardhë që mbëltojmë këtij dimri E fali natyra bëri mrekulli Si rrushi sivjet s'mbahet mend ndër mote Kalaveshë të plote rëndonin hardhitë ah moj nena e ime, është djersë e ballit dhe dora e jote *** Kujtimet mi ktheu ballin tek më lëmonte Kur kisha zjarmi e llastohesha kotë Me dorën e sajë dhimbjen ma shëronte Ah dorë e nënës, kjo dorë magjiplotë Dhe kur vreshta e jonë zverdhej e lëngonte Në fletë të hardhisë dhimbjen ia lexonte me duart e sajë vetë e punonte Në çdo kalaveshë plagët ia shëronte Sërish rikujtojë kur isha fëmijë Mbushëllonin në vreshta rrush mollë e pjeshka Por si vreshta e jonë s'kish rrush në Vërri Dorë e nenës sime i rritë tonat vreshta *** Ah ty nëna e ime sot unë të kam faj N`dorë shaminë përlotur pengë mallin ta mbajë Të më fal o nënë por unë nuk kam faj Ka faj ky mërgim që motet i ndajë Malësi e Vërrinit, mars 2008 * vërri-regjion në jug të qytetit të Prizrenit * Pas kthimit nga mërgimi |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||