Antigona
E marte, 12-06-2007, 09:39pm (GMT)
Ajo nguli gishtërinjtë në javën e fundit të tokës si shtatë kalemet e mbetura të Sofokliut. Pastaj la dorëshkrimin e rëndësisë së dheut mbi të vdekurin dhe fshiu të gjithë kufijtë në hartën e dashurisë.
Antigona për të qeshurën e shkyer të së vëllait mbushi bulçinjtë me vdekje dhe pa derte me jetën e saj pështyu mbretin Kreon në fytyrë.
E kujt i duhet jeta kur ajo vetë brenda njeriut është e pajetë!
|