Lahuta e Malcis - Te Kisha e Shnjonit
E marte, 12-06-2007, 11:31pm (GMT)
Prendoi dielli, n'qiellë duel hana, n' Veleçik po pingron Zana : Ehu ! ju malet e Shqipnisë, n' t' cilat strukë shqipja e lirisë n' t' bardhat kohë, qi kanë prendue, 5 s' lête anmik, jo, me iu afrue ! E din shpat e di' edhe përrue, e din landë e di' edhe gurë, Shqiptarisë kryq e tërthuer, se sa gjak atëbotë i anmikut 10 vojti rrëkajë prej t' bardhë çelikut, qi flakote n' dorë t' Shqiptarit, porsi rrëfeja majes s' Sharit. A kisht' mujtë kurr n' atë kohë t' lume, (me lot gjakut sot t' lotueme !) 15 veç nji troe t' tokës shqiptare me rëmue dora grabitçare ? Ah ! jo kurr : t' isht' çue mbarë bota... Pse ndo'i Lekë a i' Gjergj Kastriota do t' kisht' dalë atë dorë rrëmbyese 20 m'e cungue me armë ngallnyese, t' cilat n' shekull do t' përmenden hanë e hyj sa qiellëve t' enden. Por kanë ndërrue sot moti e stina për dhé t' ngritë, ku rreh « martina » ! 25 Gjinde e mbajtun me lot t'shu'mit qi n' djersë njomë busat e umit, ja qi n' kullmë rreshket kumbuese, ja npër detë bjen valës shkumbuese, për me mbajtë nji grue te shpia 30 s' cilës bukë i lypin fëmija, edhe i lên, ndoshta, me kjá, përsè e mjera bukë nuk ká : gjinde, s' cilës Zot i âsht ari, t' zezën bukë, qi i ngratë Shqiptari 35 shtrêjt me gjak e pat fitue, pa ndo'i dhimbë, kjoshin mallkue ! sot m' e dá duen copa copa : e përsè ? Pse don Europa... Uh ! Europë, ti kurva e motit, 40 qi i rae mohit besës e Zotit, po, a ky â sheji i qytetnisë : me dá tokën e Shqipnisë për me mbajtë këlyshët e Rusisë ? Po, ti a kështu sot na i përligje 45 njata burra, qi m' këto brigje për ty vehten e bâne flie kur ti heshtëshe prej ligështie ? Ti, qi i kalle flakën diellit e i shestove rrathët e qiellit, 50 Ti, prej eshtënsh t't' ngratë Shqiptarëve, qi bânë dekën për dhé t' Parëve, bân sot t' bijnë fatosa t' ri, t' cilt nji troe t' kësajë Shqipní mos t' ia lanë Shkjaut n' dorë me i rá 55 krejt në gjak nji herë pa e lá ! Lum, oj Zana e Veleçikut, qi m' ia lëshon ti namët anmikut, qi m' i uron djelmtë e Malsisë, qi m' ia kjanë hallin Shqipnisë ; 60 kësaj Shqipní e cila motit, n' zâ kah pushka e besa e Zotit, pat kenë çmue prej fisesh t' tana kah bjen dielli e kah merr hana ! Por, sado qi poshtë ka rá 65 sot me sot e rrin tue kjá n' pluhun t' tokës, prej njerëzve shá, prap, oj Zanë, shkëndia e burrnisë nuk â' shkimbë n' male t' Shqipnisë, qi, manà, edhe n' këto kohë t' reja 70 ka 'i herë ndezet flakë si rr'feja. S' kanë mbetë shkret, jo, armët besnike, përsè Arbënorja, grue fisnike, bân se bân fatosa t' ri, t' cilt trimënisht për ketë Shqipní 75 e për besë e t' bardhën Fé e bâjnë dekën si me lé. A po i sheh ti njata burra, qi kah Brigja nepër curra, tue hecë natën porsi bisha, 80 janë t'u ngjitun drejt kah kisha ? Ata janë, po, Krenët e Hotit qi m' u lidhë duen me besë t' Zotit për me i dalun zot Shqipnisë, për me i lanum nderë Malsisë. 85 Po, Çun Mula mbi shpinë t' kalit, ua çoi lajmin Krenëve t' malit : ua çoi lajmin n' derë t' konakut, për me u mbëledhë n' kuvend t' bajrakut ; e si rrokull kjenë rreshtue, 90 kështu xên Çuni me ligj'rue : « Fol tash, Masho, ç'po na thue ? Un qe Krenët t'i kam bashkue, t' cilve mundesh me u besue, pse armët kryq i kemi vu, 95 si na e lánë të Parët kanu ». Atëherë Mashi xên kadalë : « Pa ndigjoni, o trima, 'i fjalë, qi po u thom me besë të Zotit, porsi nipave t' Kastriotit : 100 katërqind e s' dí sa vjet janë qi i bâjmë Mbretit hysmet, kush ushtrí, kush angarí, me armë n' dorë, me zjarm në gjí, me 'i kambë mbathë me tjetrën zdathë, 105 bukën n' strajcë e shpí senjurin, dyshek tokën, jastek gurin, t' mbramë te hika e t' parët te mbeta : trima n' zâ, çëse â' xanun jeta :
|