Lezha e Beslidhjes se burrave te dheut,
Lezha e memorialit te madhit Skanderbe,
Lezha e ma te madhit poet kombetar,
Lezha e At Gjergj Fishtes qe rri ne Altar.
E Lisusit te mocem sa vet lashtesia,
Me fortesa aq antike sa mrekullia,
Iliret aty lane gjurmet e medhaja,
Qyteti arkeologjike qysh nga kalaja.
Lezha e bukur shtri perbuz Drinit,
Me portin ma te vjeter te Shqipes "Shengjinin"
Ne Lezhe Shen Francesku 800 vjet ma pare,
Mbi shkamb vuni themelet e kishes pishtar.
Ne Kishen e Shen Kollit perpara Elterit
Kje varros Skanderbeu lavdia e vendit.
Ky hero kombetar i mbare qytetrimit,
Starteg,luftar,e mbrojtes i krishterimit.
Historia shkruen per Lezhen qytet,
Jezuitet, Franceskanet dhe i famshmi BARLET.
Ne Lezhe princat ne kuvend bashkuen shpatat,
Me bese vllaznit e shqipe lidhen Principatat.