Harroje Shqipnin ketu ne Amerike,
Harroje c'le atje kur ike nji dite,
Mbaje fort zemren ne parzem,
Harroje se linde, atje ne Razem.
Harroji ato dite, ku te kaloi rinia,
Ne at'perle te bukur qe ka Shqinia,
Harroje e mos e kthe mbrapa mendimin,
Germo e gjeje ketu n'Amerike gezimin...
Harroje Lezhen edhe 34 vjete,
Harroje,harroje harroje krejt!
O njerz me thoni,ju lutem,
Po harrova e huba Atdheun ku te futem!?
Dhe keshtu me madhe, pertej oqeanit,
I bie kryq e terthuer vatanit,
Me mendje, me anderra, me gjum e pa gjum.
Atdheu ashte rrit me mue, e tek une!