Letërsia Shqiptare

NËN HIJE TË PALMAVE!
E shtune, 01-09-2007, 06:17pm (GMT)

"Çastë meditimi në Florida"

Rrethuar me bukuri të "frikshme"
nga oqeani valë-valë,
Florida e pa gjumë,
e gjelbër dhe magjike përherë.
Vjeshta me hiret e veta,
ndërronte petalet e luleve,
vera ja kishtë falë ngrohtësinë
motrës sajë,
në kujdes të limonave e portokalleve.
Palmat qendronin flokë pa krehur,
nën frikën e hurrikanve
e stuhive të torrnadove,
shiu i pasditev binte mbi Yellow të limonave ;
aq indiferent sa njerëzve hallet s'u njihte!
Eh...Njeriu një jetë ka edhe ajo në RENT,
ngado rent pritje, pritje e vetem pritje
për me pastaj ne renje,
apo...në përteritje.!
Dy bashkëshortë 86 vjeçarë polemizonin:
-Perse nuk u dashuruam kështu
edhe para 66 vjetëve?
apo se femijet dhe tatpjetat e jetës,
na rrembyen kohën?
E çuditërisht kjo ndjenjë e përkryer dashuri,
nuk njohka kufi,as moshë,
ku prej kesaj largësie vitësh me admirim
shohim genin e vazhdimsise sonë,
Endrra lakmuese të jetë-gjatësisë
e ngroh i njëjti Diell,
paçka se dëshira merr krahë e fluturon
deri më të larghtat Planete në Qiell
Çifti simpatik i moshes bardhë,
duan e thonë ;
-Edhe 100 vjet jetë këtu kemi me i përcjellë?

Një çift i fejuar shqiptar në Sarasota
debatonin hareshëm,
se si një natë më parë në Miami,
nuk kërcyen mirë në disco ritmin hip-hop.
Dhe drita e mëngjezit i pati përkëdhelë,
labirinthit anderrave që duheshin nonstop!
Tampa e Clearwater me sarkazëm buzëqeshën:
-Ne s'na maston koha për "telashet"
e shtegtarëve të djeshem.
Turistat nga Northi dhe Europa vijnë për Weekend,
pa pritur të nesërmën,
ndaj Florida ua fal bujarin me ngrohtesin e uijt kaltër
e rërës shkrifët,
bashkë me shpresën, plazheve mbresëlënse
për të shijuar kohën aqe të lakueshmë,
pa pyetur për shpirtin që i takon...
një tjetër botë të Amshueshme!

Florida. 11. Tetor.2006.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.