Letërsia Shqiptare

MALLI S'KISHTE FJETË GJUMË
E merkure, 07-11-2007, 11:37pm (GMT)

Meditim në vendlindjë
 
Më një shetitje të trishtë në hullin e memorjes
hyra në shtëpin e vjetër atjë në Shkrel...
Deres i'a putha faqën gjithë ankth,
e ajo me ledhatoi më mall...
 
Votra e zjarrit me një zë deshprimi me qortoi;
-Perse je përhumbur?
Harku i oxhakut me buzqeshi,
Vargonjet mbi votër,ftyrën ma njohën,!
Guri i votres i zgerdhi, e tha ;
-Hej me paske vjedhur ngjyrën!
Dhomat, me flakën hidhrueshëm,
larg netvë të harruara...
 
Të qoshja e shtëpise,data e gllendur në gurë
që mbuluar nga myshku,
Edhe hekurat e dritareve të hollua
prej ndryshkut.
 
Aty në trupin e Arres, germat e emrit tim
ishin rrit bashke me trungun,
Në livadhë për rreth,me ngjau se,lulet rriteshin
pa kolor, dhe pa aromen e parfumit.
Madje edhe lendinat, të tjetërsuar nga korrozioni.
 
Dielli i korrikut, zemrën s'ma ngrohu,
Edhe hana si e nervozueme,
lindte tëpër vonë.
Ehhh,,,rinis time ,i kishin humbur gjurmet
përgjithmon.
Malli s'kishtë fjetë gjumë,kaq mote...
Sa mot?.
O streha ime e dikurhsme, nen atë çati harrimi,
o vegim, o dritë e frikshme,
me jep ate shpresë.
Të jetoi edhe keto pakë vite që me kanë mbetur
deri në të largtat kujtimë,
Sikurse jeton vargu i poetit në dhimbje...
 
Razem 20 Korrikë 2006.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.