Bardh e zi
E hene, 29-10-2007, 08:46pm (GMT)
unë u linda në brigjet e Drinit të Zi tash jam larg Drinit e dua t’i ik zisë në ëndërr më del përherë Drini i Bardhë më grish ti jepem pafund bardhësisë pyes veten “më thuaj kush je ti?” sa nis të flas hesht sa nis e qesh qaj shpirti im ngjaka kaq shumë me një Dri këngëkujë kujëgaz gazavaj
|