Rrethinave të Antlantidës
E hene, 29-10-2007, 08:53pm (GMT)
Per Petrit Niken m’u fanite mbrëmane tek ngjiteshe Parnasit rrugëtimi yt nuk po dilte huq turma profanësh shqyheshin zilie gazit kapërdinin përshtymën binin pellgjeve palmuç galdueshëm, kqyrja tek grahje për atje nuk ke tjetër fat pos mbërritjes në majë mandej diku gjoksit të ra një gurë dhe re u ngjite sërish tek më erdhi të qajë s’po të binin gurë vetëm kraharorit por edhe në krye, në gjunjë edhe shpinës sa bije ngriheshe sërish prej zorit tek helm i tyre i zi të helmonte tinëz rrallëherë për të prajtur një grimë në fund të ditës uleshe pa bza rrethinave të Antlantidës rrethinave të rrish më mirë, sa më larg kryeqendrave të mbushura me zagarë pa zot që zhgërryhem në plehra lëpijnë lëshojnë jargë gjithë po duke pritur të kafshojnë më fort e di, ke për të mbërritur atje n’atë parriz ku drita hyjnore botën mbush me lavd ke për të kujtuar atë mall të madh miqsh at Ag që sot përndriti vetë Zoti ynë i madh.
|