Per Petrit Niken
m’u fanite mbrëmane tek ngjiteshe Parnasit
rrugëtimi yt nuk po dilte huq
turma profanësh shqyheshin zilie gazit
kapërdinin përshtymën binin pellgjeve palmuç
galdueshëm, kqyrja tek grahje për atje
nuk ke tjetër fat pos mbërritjes në majë
mandej diku gjoksit të ra një gurë dhe re
u ngjite sërish tek më erdhi të qajë
s’po të binin gurë vetëm kraharorit
por edhe në krye, në gjunjë edhe shpinës
sa bije ngriheshe sërish prej zorit
tek helm i tyre i zi të helmonte tinëz
rrallëherë për të prajtur një grimë në fund të ditës
uleshe pa bza rrethinave të Antlantidës
rrethinave të rrish më mirë, sa më larg
kryeqendrave të mbushura me zagarë pa zot
që zhgërryhem në plehra lëpijnë lëshojnë jargë
gjithë po duke pritur të kafshojnë më fort
e di, ke për të mbërritur atje n’atë parriz
ku drita hyjnore botën mbush me lavd
ke për të kujtuar atë mall të madh miqsh
at Ag që sot përndriti vetë Zoti ynë i madh.