| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Larg vulgut Ynëzot... E hene, 29-10-2007, 08:57pm (GMT) o Zot mos më braktis se rruga që kam nisur
e di do t’më sfilisë siç më ka sfilitur sot e gjithë ditën veç më kanë mohuar të verbërit e tu në terr të terruar kam shprese se mos shplekset veç korkolepset Ti vënsh drejtësi në këtë lëmsh gajasen përjargen jepen epshesh nuk ka ndekëtar që s’ka mëkatuar..po këtu.. të egjrit e tu pa zemër pa tru fytyra idhujsh gdhendin në dru marifete rryshfete majmen për vete skamnor e tëkamur kumar kabareve faroje farën e trye pa kurrfarë mëshire do bëj si do bëj por do mbahem s’do bie Dheu i të parëve fole e barbarëve Prijna Kqyrna Folna falna nuk ka më mizore se marrëzi e Ceazarve zemra më rëndon një gulç më shtrëngon gjymtyrët gjymtuar tmerri më përshkon turmë zhurmëshumë blasfemon klithmon më kot sot e mot enjëjta golgotë ndjemë sytë më djegin shpirti më rëndet më duhet të duroj gjoksi çarë me thonj trumzë e mendër turmë mendjeegër lufton shkumbon shurdhon përgjon përgojon ndëshkon kundërshton shkatërron vorbullon mashtron dhunon mallkon mohon dënon fajëson zbon çnderon ngatërron shkreton vetanak larg vulgut Ynëzot iki te FJALA shpëtoje popullin tënd Ave Maria me tinguj mbjell e korr në tempull meshoj verbi i murgut me zhgun blatohem në shkronjë diç rrekem të rrok një yshtje të parë në të frymës vlug shuhem pakngapak ngase gjakoj të shkruaj me gjak gjuha është faltore e fjala altar larg vulgut Ynëzot shumë larg... Teksas SHBA 2004 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||