| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Kaligula E hene, 29-10-2007, 08:58pm (GMT) uzurpues zaptues dhemohues dhunues
puthakëmbës puthadorë përlyer i papërkorë i paudhë pa turp me fundërrinat rri në fund kafshon shan kthyer në kthinë kafshatë s’lë për mbretërinë të bardhën e bën të zezë se në bark ka babëzinë diktator diktat shaj shpif përbalt djall pa shpirt me shumë shokë kaligula trurin trokë tërbon kutërbon kërmëpakallur egërsi grykësi prej gryke e ka kapur me kulaç kërbaç i litarit hurit qeveris kaçak si në ditën e Moskurrit fatkeq jo fatlum ka dhunti vetëm për dhunë duke fryrë e shfryrë mbi të pastër e të ndyrë turret tkurret nuk ka turp kaligula të kall krupë zëngjirur leh qen zgjidhur nga zingjiri zogj korbash shpërndarë na ke zulmëmadh zullumpafund zvarranik hiqesh zvarrë në rrugëtimin për askund mbahesh zhgabë je zhabë askushi sillesh si Zot në zgrip të territ dorën zgjat i mbytur s’shpëton dot timonier anijethyer kahngatërruar pa busull përmbi krimin e përditshëm mblidhesh kruspull soj e sorollop sojsëzësh sejmenësh sorollatesh vërdallosesh kot më kot tallesh e përtallesh bën mahi zallamahi zellshëm zhgërryhesh zdërhallesh skeptri skëterrë ligësitë s’njohin sinore ç’ligj i përligj marrëzitë mizore? sillesh përsillesh strukur në bark ke frikë të lindësh mbi pré sulesh e përsulesh zhduk zhbën përbindësh kali yt kaligulë shtyp me thundër thërmon zapton zbon s’mendon nuk di ç’të mundon vetë vulos vendos trullos tromaks damkos gjithçka plaçkë pronë mbretëron padron gllabëron me taborr të oborrit mbretëror zeus i kapardisur mos më keq i katandisur tribun trutharë tribuje stërkequr shastisur ndërsyer ndërkryer askund i dashur urryer coftinë të paushqyerit kanë për të shqyer jep fjalën s’e përmbush me gjakun tim kupa t’u mbush duruar kam shumë mjaft ke sunduar me duar zhytur në gjak ha bukën përmbys kupën përlaj përlyej profan kryezot bashkon ndan zot i vogël kthjell e vran natë e zezë mbi senat vënë njerëzit nën një kalë hafije horr hero harbut atdheu kthyer n’feud prish ndreq ëngjëll dreq ujku qengj qengji ujk shpallur heretik me shpatulla pas murit shpartalluar krejt duhet të besoj atë që s’dua ti s’më lë për të besuar le të jesh i poshtër s’ke për të mposhtur poshtëruar mendjepisët matrapaz do të vijë fundi herëdokur atëherë do t’i zbraz të thëna e të pathëna që nuk thuhen kurrë! |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||