Lulet e verdha të pikëllimit
E hene, 29-10-2007, 08:59pm (GMT)
zhytur n’përfytyrime ta ndërmend fytyrën prapsur vetmie dikur ndjeja gëzim çelje si lule shpërthyeshëm n’shpengim drithëruese fërgëlluese sa mezi mbaj frymën m’sillje paqë përndezur pasionesh përvlim koha pandalas rrëfeu fate mizore ti ndërrove mendje tash kallur n’harrim prore nuk mundem me këmbye s’paku nji vështrim kur qan a qesh shkakun pa e ditur kush t’i fshin sytë o peng i kësaj jete shpëtoma shpirtin tashembrapa mbete trazuese nji dëshir gjithheri i grishur tash për dikë tjetër kam dashuri sa mundem me e pushtue botën tejendanë s’i gëzohem gëzimit tand se dhimbjet na ndanë s’më lënë që për ty të ndjej dëshirim thuaji kujtimit tënd të më lërë të qetë a ndoshta kjo ndodhi prej luleve t’verdha qi pashë sot ndaj me gëzim erdha te ti që u këndoje përplot me adhurim ta dish si gjermëtash s’do mundesh me qenë burim i pashterrshëm i pikëllimit tim.
|