Letërsia Shqiptare

N’së dashunisë së botës sanë
E hene, 29-10-2007, 08:59pm (GMT)

zheleritur si zhelanë
shkelin bibël e kuran
hajna hanë në ç’do sahanë
ndanë vetvetes krejt na ndanë
të çan ty anë e për anë
disa kanë e disa s’kanë
plebejanë e shtiranë
si guranë në një gojëdhanë
 
n’së dashunisë së botës sanë...
saharianë e Xhinghis khanë
huligan e mjeranë
mbrapshtanë me jataganë
nxirë katran shkruan fermanë
as të varrosën as të qanë
uragan në tramundanë
mbërthyer shtratit prokustrian
katrahurë zabërhanë
 
“n’së dashunisë së botës sanë”
kush shan qirinj ndez në shandanë
shkundullimë e murlan
Timur Leng egërshan
të ranë trupit tënd tiranë
zhdukur pa nam e nishan
të qetë s’të lënë s’paska derman
korba e sorra e hanë
janë gjallë a gjallë nuk janë
rrufjanë shtriganë të hapërdanë
kasapët t’kthejnë në kasaphanë
 
piskamë të skamurish që s’kan një han
ku t’bujtin shpresën tek ofshan
mbi ty baltë hodhën shpifën shanë
prej dhimbjes sate as dot s’bëzan
 
n’së dashunisë së botës sanë…


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.