| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Balada e vetmisë E hene, 29-10-2007, 09:00pm (GMT) zgjata duart drejt teje me shpresë se do të vish
por erdh e m’u përplas një erë e ftohtë veriu vërtetë si mund të rrijë larg teje njeriu pa u krisur e thyer si qelqi më dysh? zgjata duart në hapësirë me shpresë se je ti po ajo flakërimë sysh bukuri perëndie por ishte një mjegull që kurrë s’u davarit në zemër m’u ndeh një tis trishtësie tash ç’po bën si qesh po flokët si i trazon? ndoshta emrin tim përmend si diçka të largët po vuajtjet e kësaj zemre që dot s’të harron nuk kanë si t’i dinë as ti as vdekatarët e tha njëherë një burrë i mençur e unë për ty dua ta kujtoj pak zjarri kur je afër ka për të të djegur fytyrë e bukur dhe kur je larg dhe unë drejt teje çdo ditë duart zgjas me shpresën se një çast ke për t’u kthyer S’i mundet njeriu prej teje t’rrijë larg më dysh si qelqi pa u krisur, thyer? |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||