Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 05-07-2008, 02:48am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
 » Gjergj Fishta
 » Gjon Buzuku
 » Gaspër Pali
 » Gjekë Marinaj
 » Gjeto Turmalaj
 » Gazmend Krasniqi
 » Gëzim Mekuli
 » Gëzim Basha
 » Gaspër Thaçi
 » Granit Zela
 » Gëzim Ajgeraj
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët G-GJ » Granit Zela
 
Askurrkënd s’kam dashur si ty gjer më tash
E hene, 29-10-2007, 09:01pm (GMT)

askurrkënd s’kam dashur si ty gjer më tash
s’kam qasur ndanë meje asfare të tjerë
pa m’u dhimbsur kohën e kam bjerrë prore
gjersa të jem gjallë
gjersa të kem frymë
s’do mundem të dua si ti kësodore
 
fillikat në botë prej gjithkujt shpërfillur
kjo jetë nëpërduket zbehtane shkretane
kam ngasje t’i kqyr gjestet trillane
fërgëllimë të kurmit tashmë beftë rritur
 
liqejt pa mjelmat e humbin kuptimin
poashtu si mjelmat nuk bëjnë pa liqej
askurrëndonjëherë s’do mundem të gjej
si gonxhen e gjirit në vlug të shpërthimit
 
çfarë bën ti me ikjen nga koha në kohë?
s’do gaboj sërish me ty tash e mbrapa
do rrekem t’i harroj flokët e prajta
më s’mbrami tek shuhet dielli mbrëmjesor
 
askush si ne të dy mos dashtë kurrë mbi tokë!
degë shelgjesh mbi krye do t’i thur gërshetë
buzën pa ta puthur kurmin pa ta prekë
askush s’mund të thotë se s’kemi me vdekë
do t’heshtësh atëbotë ti si një toskë
në  të njëjtin varr do kujoj si gegë


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Balada e vetmisë (29-10-2007)
Lulet e verdha të pikëllimit (29-10-2007)
N’së dashunisë së botës sanë (29-10-2007)
Kaligula (29-10-2007)
Larg vulgut Ynëzot... (29-10-2007)
Fshehurisht moj fshehurisht (29-10-2007)
Rrethinave të Antlantidës (29-10-2007)
Bardh e zi (29-10-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Granit Zela

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]