Zulluland
E hene, 29-10-2007, 09:02pm (GMT)
unë me melhem ju me helm torturo tremb e trand në udhëkryq pa atdhe dhe na ftoni në mëkat hem digjni hem vrisni villni vrer delirant tartufë gjithkund molierë askund atdhehumbur shkretan zullumqarë të zgërlaqur s’është këtu zulluland! betoheni e përbetoheni me bujë e brohori e kujt është kjo kujë kjo kishë këto kuaj sikur të ishin buaj po m’i vrasin bijtë ditën e natën të kallni datën gllabëro e përbalt në vendin tënd s’të zë vendi se ndjehesh azilant zullumqarë të zgërlaqur s’është këtu zulluland! makutër tuafër matufër e ziliqarë bliheni e shiteni lakmitarë bukëshkalë fytyrëmbuluar me turp idhnakë egërshanë shkatërroni e rroni si djaj e xhelatë zullumqarë të zgërlaqur s’është këtu zulluland! ju mujsharë të mllefosur plot marrëzi e maraz mbarë e mbrapsht flisni përçart si dehur gjëmë pa bërë përmbi dhé këtij atdheu nuk i latë shkel e shtyp kurthe thur rrobashqyer leshrashkrehur këtë llum e zullum nuk ka lum që e lan zullumqarë të zgërlaqur s’është këtu zulluland!
|