Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 06:02am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
 » Haki Stërmilli
 » Hil Mosi
 » Hiqmet Meçaj
 » Hafiz Ali Korça
 » Hida Halimi
 » Halil Matoshi
 » Halil Haxhosaj
 » Hazir Luta
 » Hysen Kobellari
 » Hamza Halabaku
 » Halil Xani
 » Hysen Këqiku
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët H » Haki Stërmilli
 
Sikur te isha djale - Pjesa 12
E shtune, 13-01-2007, 07:31pm (GMT)

30 Shtatuer
Mora përgjigje prej Shpendit. Oh se ç'më shkruente! Qava kur e këndova letrën e tij. Dëshpërimi i tij për sëmundjen t'eme kishte arri kulmin. Por m'anë tjetër më siguronte se mund të shërohem fare lehtë po të baj nji kurrë të regullt dhe pa u mërzitë, gja të cilën m'a kshillon në mënyrë të veçantë. Sa për pengimin që formon sëmundja e eme për martesën t'onë, ai s'e merr para sysh fare dhe thotë se, sikur t'ishte e mundun, do të më pritte me kënaqësi e me krahë hapet edhe sikur t'i a shpijsha mordjen me puthjen e parë. Prandaj insiston në mendimin e parë dhe kërkon që të bindem me u aratisë. Gjithashtu më lutet të mos e zbatoj vendimin e vetvrasjes edhe në mos u gjetë mundësia e aratisjes. N'asht se jeta e eme asht e domosdoshme për t'eme amë, sikundër më shkruen ti, edhe jeta e jote asht ngushullim, kënaqësi dhe gëaim e burim lumnije për mue, më thotë. Mbasandaj më kërcnohet tue më thanë se edhe ai ka për t'a vramë vetëhen at ças që t'a marri vesh kobin t'em dhe pret përgjigje që t'a siguroj se nuk do t'a vej në veprim at mendim. Ma në fund më siguron se,
sido që të ngjajë, nuk do të më zavendësojë me asnji femën në botë dhe zemra e tij, sa të jetë gjallë, ka me rrafë vetëm për mue. Edhe fotografin që i kërkova m'a kishte dërgue të mbështjellun në nji shami të mundashtë. U kënaqa tue e shique dhe tue e puthë.
Tash gjykoj se sa gabim kam bamë që e lajmova se kam vendosë me e vramë vetëhen ditën e martesës.
Ai, natyrisht, nuk e don vdekjen t'eme dhe ma mirë pranon të bahem grueja e atij tregtarit se sa prona e tokës së zezë. Mirë, por si do të mundem me e durue torturën e përditëshme që ka me më shkaktue martesa? Jeta e martesës, me at tregtarin e neveritshëm, ka me qenë e padurueshme dhe munduese. Prandaj ma mirë do t'ishte vdekja që bahet në ças, se sa mbas shumë vuejtjesh. Për mue ma e ambël do t'ishte vdekja se sa martesa. Ç'me bamë pra? Ai thotë se do t'a vrasi vetëhen posa t'a marri vesh vetëvrasjen t'eme. Atëhere si i bahet halli i s'amës, i asaj së gjorës që asht përvëlue me vdekjen e tmershme të burrit e të dy djelmvet të vet, i asajë së ngratës që ka vuejtë si kurrkush? A më vetëvrasjen e të birit do t'i a shpërblej sympathin që shfaqi për mue dhe që, me gëzim të madh, pranoi të më bante ren e vet. Kush do t'a ngushullojë të mjerën po t'i vritet edhe djali i tretë dhe i vetëm? Si do t'i lëbyri ditët e zeza të pleqnis, të kalueme larg vendlindjes së shkretnueme prej gjindarmëve dhe me shumë klagë në zemër? Ç'faj më ka ajo e shkreta që t'i a nduk zemrën mizorisht tue i a futë në tokë edhe dritën e syvet dhe shtyllën e vetme të jetës së vet? Jo. Këtë nuk e duron zemra e eme. Prandaj duhet të hjek dorë nga mendimi i vetëvrasjes; lypset të rroj që të rrojë edhe Shpendi i em i shtrenjtë,
ai që m'a ambelsoi jetën tue ma falë zemrën e vet, A nuk asht mëkat që të vdesi ai farë djali në moshën ma të mirë të jetës së vet? Përse t'a tërhek rrëshanas e t'a fus në gropën e zezë, ku nuk ka për t'a pamun e ama? Me vdekjen e tij për mue shuhet ylli i dashunis, por për t'amën perëndon Dielli i jetesës dhe i lumnis.
A nuk asht mëkat?
Për këto arësye më duhet të hjek dorë nga mendimi i vetëvrasjes dhe të pranoj me vuejtë shpirtnisht nën regjimin e ri që ka me më sjellë martesa me atë tregtarin. Lene që un mund të vdes ma parë se të vijë dita e martesës. E po vlen të baj nji sakrific që t'a shpëtoj Shpendin nga vdekja dhe t'amën nga mjerimi. Sa për propozimin e aratisjes që m'a përsërit, do t'a refuzoj, sepse bashkimi i tij me mue i ndjell vdekjen dhe nji vdekje të dhimshme.
Po i shkruej, pra, dhe po e njoftoj se hjek dorë nga mendimi i vetëvrasjes me konditë që edhe ai të m'api besën se nuk do të marrë nji masë të tillë t'egër n'asht se un pësoj nji vdekje natyrale. Gjithashtu po i them se nuk mund t'aratisem.
E shkrova letrën, të cilën e mbylla tue i thanë që mbas sodi të kënaqemi me andrrimet e argëtimet e nji dashunis ideale, e cila për ne që dhe mbet e pastër, e pafajshme dhe e papërlyeme.

3 Tetuer
Mjeku që më pat premtue se do të vinte me më pamë, erdh sot. Më pyeti se a kam pasë ethe, a kam qitë gjak, a kam flejtë dhe a kam apeti. Kur i thashë se vazhdoj të mos flej e të qis gjak u përshtyp dhe i rrudhi vetullat. Bani nji reçetë për do barna dhe iku tue më dhanë shpresa shërimi. Përnjimend dëshiron të më shërojë mjeku. Përpiqet të më mbajë edhe ma në këtë jetë. E përse? Ç'të gëzoj? Natyrisht kurrgja të mirë e asgja të kandshme. Në qoftë se rroj disa ditë ma shum, kjo nuk do të më kënaqi veçse kur të mendoj për Shpendin. Koha tjetër asht dhe do të jetë e pashijeshme, e zbrazët dhe mërzitëse. Për kët shkak jeta për mue e ka humbë kuptimin dhe vlerën.

5 Tetuer
Për shkak të sëmundjes s'eme dasma u shty për më 20 të këtij mueji. Don me thanë se edhe dy javë mund të rroj me nji farë shprese që xixëllon në qiellin t'em të vranët si nji yll i mekët. Kush e din. Çdo gja mund të ngjajë mbrenda kësajë kohë; shumë ndryshime e çudina mund të bahen mbrenda nji nate e jo ma gjatë këtyne ditëve. Por ah! Fati i em i lig asht nopran, asht shterp. Ai nuk më buzëqesh dhe as që e ka mendjen me ndrrue drejtim. Prandaj, sido që të bahet gjendja e eme nuk mund të përmirësohet. Kot shpresoj si foshnjë. Vetëm aratisja asht mjet shpëtimi për mue, por asht e rrezikshme për Shpendin. Prandaj nuk mundem me e pranue. Po të mos kisha qenë e sëmunë, me kënaqësin ma të madhe, do te hudhesha në krahët e tij dhe do të shkojsha me të tej maleve e fushave, andej lumejve e detnave për të gjetë vendin, ku të preheshim, t'argëtoheshim, të gëzoheshim dhe të shijoheshim me ambëlsit që na ka dhurue natyra. Por qeh se jam e sëmunë dhe si e tillë nuk jam e përshtatshme për kurrgja.

9 Tetuer
Dje, në kohë të zamrës, mora përgjigje prej Shpendit. Më betohet se nuk do t'a neverisi jetën e vet në qoftë se nuk e vras vetëhen dhe më këshillon t'i bindem fatit që na ka premtue desteni. Më njofton edhe se e ama, me qëllim që t'i a pakësojë pezmatimin, e kshillon me shkue n'Itali. ku do t'i ndjeki mësimet në shkollën ushtarake. Kërkon t'a largojë nga Shqipnia me shpresë se do të mundet me e largue edhe nga brengjet dhe pikëllimet e parreshtuna që e msyejnë dita-ditës. Ai thotë se nuk don me u largue nga Shqipnia pa me më marrë me vetëhe edhe mue. Por në qoftë se ti s'do të bindesh me u aratisë dhe do t'i shtrohesh fatit të martesës, thotë ai, mund të shkoj n'Itali për me kërkue jo prehje e gëzim shpirti, por qetsimin e nervave të ndezuna prej kobit që pësuem. Por edhe në shkofsha duhet t'a dijsh se zemrën kam me e lanë këtu, ke ti o engjëllushka e me, shton ma andej Shpendi në letrën e tij.
E dij se më dashunon përnjimend dhe e kam provue se ka karakter të fortë, por zilin m'a bren zemrën dhe më ban të dyshoj se mos dashunojë ndonji tjetër po të largohet tej detit. Oh, po ç'them kështu? Me gjith që jam me nji kambë në vorr, kërkoj me i a monopolizue zemrën Shpendit të ngratë. Oh sa e marrë që jam! Oh se ç'qenka dashunia! Qeh e dashunoj Shpendin dhe dëshiroj që të jetë i lumtun, por ajo fatbardhësi due që të jetë pjella e eme dhe jo e tjetër kuj. Due që burimi i lumnis së tij të jetë goja e eme dhe magjeja e dashunis së tij të jetë zemra e eme. Due që ai të jetë vetëm i emi e i kurrkuj tjetër. Nuk mund të duroj që zemra e tij të dashunojë ndonji sylaroshe tjetër. Shkurt s'due shemër.
- Po ai si duron që të martohesh ti me nji tjetër? - më tha zani i ndërgjegjës.
M'u rrëqetë shtati, me tmer, prej kësajë thirrjeje që m'u ba nga gjykata e naltë e vetëhes s'eme. U zbrapa dhe pranova se ai, me të vërtetë, asht ma i naltë se un. Për hir të jetës s'eme pranon të rrënkojë gjithë jetën nga dhimbjet e plagëve të randa që do t'i hapen në zemër prej martesës s'eme me nji tjetër. E un? Un jam kopraoe, bobozare dhe nuk jam aspak bujare për me e dorovitë zemrën e tij me dashuni e lumni. Ah Shpend! Më fal që jam e padrejtë kundrejt teje. Un tash vetë duhet të të lejoj që të dashunojsh nji tjetër e të bahesh i lumtun. Dhe këtë farë koncesioni lypset të m'a impozojë ndërgjegja, pse orët e paka të gëzimit e të lumnis që shijova në këtë jetë, ty dhe vetëm ty t'i detyroj. Por.... por nuk mundem. Po, nuk mundem me të dhanë liri dashunimi, se të due me gjith shpirt, se ti duhet të jesh vetëm i emi. Dhe për këto arësye po vendos t'aratisem me ty dhe të shpëtoj nga tortura e zilis.
Vendosa t'aratisem me te, se s'mundi t'i duroj dhimbjet e ndryshme e të forta të zemrës, se vetëm tue qenë ngjat tij do të jem e qetë, e kënaqun dhe e lumtun. Sa për shëndetin e tij do të kem kujdes të mos e rrezikoj tue i qëndrue larg. Mjafton t'i kaloj pranë tij këto të paka ditë jete që më kanë mbetë dhe të vdes ndër krahët e tij. Me këtë mënyrë do të jem e kënaqun dhe ma se e lumtun.
Po i shkruej.

11 Tetuer
Gjëmon shtëpia prej atyne që hyjnë e dalin, pse po bahen përgatitjet e dasmës. Me gjith që dasma asht caktue për 20 të këtij mueji, disa nga hallat e tezet, nga kushrinat e mbesat qysh tash janë grumbullue këtu për të përgatitë nevojat dhe për të marrë pjesë në gëzimin e dasmës s'eme, Ato qeshin e gëzojnë. Un qaj e rrënkoj. Por më duket se edhe Fahrija e Xhevrija vuejnë, sepse të dyja e dashunojnë veshshpuemin - Shpendin - , por
nuk kanë pasë fat me i a fitue zemrën. Ç'përfitova un që e fitova zemrën e tij? A nuk po vuej edhe un si ato dhe ndoshta edhe ma keq? Po, por të pakën jam e kënaqun, mbassi ai më dashunon, mbassi zemra e eme asht argëtue prej tij.

13 Tetuer
Mora përgjigje prej Shpendit. Asht gëzue e enthuzjazmue tepër nga pëlqimi që shfaqa me u aratisë me të. Më njofton se e ka regullue punën që më 17 të këtij mueji kah mesnata t'aratisemi me nji barkë të pajtueme nergut për kët qëllim. Do të shkojë n'Itali si t'aratisun dhe kontrabandisht, për shkak se s'asht e mundun me nxjerrë pasaport për mue. Më 17 të këtij mueji, m'ora nandë mbas darke, thotë Shpendi se ka me më pritë në cep të rrugës s'onë me nji automobil që ka me na çue në Durrës.
Tash më duhet me i numërue orët dhe ditët nën ethet e padurimit për të ngrysë dita e 17 e këtij mueji. Oh sikur të mundesha me flejtë katër ditë e katër net për mos me ndi mërzin përvëluese të pritjes. Ajo natë ka me qenë e bardhë dhe ma e shënueshmja në jetën t'eme, pse qysh atë natë kam me e fitue lirin tue i këput verigat e robnis dhe tue u bashkue për jetë me Shpendin t'em të dashun. Po. Atë natë, kah mesnata, kur të nisi me lundrue anija mbi valët e gjelbërta t'Adriatikut, un do të derdh lot gëzimi mbi krahënorin e Shpendit t'em dhe ai do të m'i lëmojë butë e butë flokët e kokës. Rrezet e Hanës. asokohe kanë me e prarue bujarisht anijen për t'a festue bashkimin t'onë të përjetshëm. E kur t'agojë mëngjezi i asajë nate të paharrueme, un do të mundohem me e derptue hapsinën e largët për me i dallue brigjet e Italis, ku kam me e ngrehë folën e lumnis s'eme të andrrueme prej kaq kohesh dhe me aq dëshirime. E atje, sigurisht, do të shërohem, pse liria e fitueme dhe dashunia e pazavendësueme e Shpendit do të jenë barnat ma të dobishëm për me më përtrimë në fuqi. Por edhe në vdeksha nuk do të më vijë keq, mbassi do t'a kem shijue sadopak, lumnin e lakmueme.

16 Tetuer
Nuk lejova të më venë këna dhe të më bajnë nuse simbas zakonit të vendit. Pun'e madhe në mos u zbukurofsha tue u mertisë dhe tue u lye e ngjye. Dhantë Zoti të mos më pëlqejë ai tregtari që më ka blemë.
Por ç'them kështu? Un kam vendosë me u aratisë me Shpendin dhe ai tregtari nuk do të ketë fat me m'a pamun as gishtin e dorës e jo ma fytyrën. Me qenë se jam e dobët nga shëndeti edhe këto nuk ngulën kambë për me më nusënue simbas zakonit, pse druejnë se mos zemërohem e sëmuhem. Vetëm këtë shërbim më ka bamë sëmundja.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Sikur te isha djale - Pjesa 13 (13-01-2007)
Sikur te isha djale - Pjesa 14 (13-01-2007)
Sikur te isha djale - Pjesa 15 (13-01-2007)
Sikur te isha djale - Pjesa 16 (13-01-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]