16 Gusht
Hamiti ende përpiqet për me i a mbushë mendjen t'im ët që t'a pëlqejë martesën t'eme me Shpendin. Ai shpreson t'a bindi. Sot më kishte çue f jalë me anë të Irenës që të mos e humbi shpresën dhe të kem besim
se, ma në fund, do të shduken gjithë pengimet. M'anë tjetër Shpendi mendon t'i dërgojë t'ime ët nji shkesë tjetër, ndonji njeri që i peshon e i shkon fjala ma fort. Un jam e ngrime dhe e shtangun. Më duket sikur qëndrojnë mbi kokë t'eme turma resh, gati me u përplasë për me më gjuejtë me ndonji rrëfe vdeksuese.
19 Gusht
Edhe plani i dytë dështoi e ra nd'ujë. Njeriu që zgjodh e dërgoi Shpendi, tue shpresue se do të mundesh
me e bindë t'em atë për martesën t'onë, nuk pat sukses. Ai nuk ndigjon kurrsesi. Tash e humbëm fare. Im atë as që e shef me udhë të më pyesi a dishiroj të martohem me Shpendin. Asht zot absolut mbi mue, si të kisha qenë dhi, por nji dhi që nuk vlen fare. E simbas Sherijatit, që ai pretendon se i beson, asht i detyruem të më pyesi. Hamiti, si masë të fundme, mendon e propozon që ta njoftojë t'em atë mbi dashunin që kemi për njeni
tjetrin. Me këtë mënyrë ai pandeh se do të bindet im atë. Un jam tutë fortë. Prandaj s'mund të them as po
as edhe jo. Shpendi e pëlqen mendimin e tij dhe kujton se em atë ka me e vu gishtin në tamth dhe dorën
në zemër po t'a marri vesht dashunin t'onë.
- Në rasë të kundërt - thotë ai - nuk kemi se ç'humbim, mbassi ai ka vendosë me, e kundërshtue martesen t'onë. Kam frigë se zemra e eme e trishtueme nuk do të mundet me i durue këta mundime dhe do të pëlsasi
para se t'arrijë me u gëzue. Eh fat'i lig!
21 Gusht
Krisi poterja. Edhe plani i Hamitit dështoi. Ai i a kishte zbulue babës dashunin t'onë dhe i a kish kujtue detyrën që i takon, si atë, për me e pëlqye dhe bekue bashkimin t'onë. Por ai, në vend që të mendohesh ndopak mbas këtij zbulimi, ishte zemërue dhe egërsue keq. Ishte zanë me Hamitin dhe s'kishte lanë fjalë pa i thanë. Hamiti i shkretë, për hatër t'em, e kishte durue dhe nuk e kish prishë me të. Ai ende shpreson se do t'a ndreqi punën me të mirë. Kur erdhi im atë në mbramje ishte krejt duf e mëllef. Më shiqoi me nji farë egërsije që kujtova se më
përpiu.
- Rri urtë, se eshëhedubil-lah t'a marr shpirtin moj murtajë! - m'a bani dhe u turr të më sjelli.
Un ika dhe u mbylla në kthinën t'eme. Ai vazhdoi të flasi me zemërim e me za të naltë.
Sot në rnëngjes, tue i theksue fjalët dhe tue u mshue rrokeve me za të fortë, i tha njerkës që të më porosisi për me mos shkelë ma në shtëpi të Xha Simonit. Un, e shtangun dhe e trishtueme, e ndigjojsha nga kthina e eme. Ky ndalim më pezmatoi shumë, pse nuk do të mundem me u pamë e me kuvendue ma me ata që më duen e sidomos me Shpendin. Tash u burgosa dhe u robnova plotsisht. Për kët shkak nji kohë të gjatë derdha lot deshpërimi dhe e shpraza krejt vënerin e zemrës. Edhe tash, që dukem si e qetsueme, syt e mij janë plot dhe pikat e lotvet bijen mbi këto fletë që po shkruej. Oh sa fatzezë paskam qenë. Sigurisht i vjen keq t'im ët për vorfënin e vobsin e nji njeriut, por nuk i vjen keq për mjerimin shpirtnuer që don me i shkaktue së bijës; m'a merr mendja se i dhimset i sëmuni, por nuk i dhimset e bija që lëndon nga zemra; besoj se i vjen keq për të trenuemin, por nuk don me kuptue se po e shkallit të bijën me kryeneçin e vet të paarësyeshme; pa dyshim e
urren vrasësin, por nuk e merr vesh se vetë po e vret të bijën me pengimet që po i nxjerr për me mos u martue
me dashnorin e saj. Përse ai për mue tregohet kaq i keq, kaq i egër, kaq i padhimshëm? Përse nuk pajtohet shpirti i em me t'atij? S'dij.
23 Gusht
Ishte vrahthtue Irena tue kujtue se jam sëmunë. Prandaj erdh sot e më pyeti se pse nuk kisha shkue ndër to. I a spjegova shkakun me pikëllim të madh dhe u zhgreha në vaj. Edhe ajo s'u mbajt. Qau për mue e për fatkeqsin t'eme. Lotët e saj, për mue të ngratën qenë si pika shiu mbi nji lule që krruset e nis me u vyshkë. Ndiva nji farë ngushullimi kur pashë se ajo ndinte dhimë dhe qante për mue. Ata lot, për mue, vlejnë ma shum se nji varg margaritarë të kushtueshëm. Kur u ndamë e porosita, me zemër të coptueme, që t'a përshëndette Shpendin nga ana e eme. U puthëm me dashuni dhe u ndamë me sy të mbushun plot me lot.
25 Gusht
Sot në mëngjes kishte ardhë ke na Kumja, e shoqja e Xha Cenit që kemi fqi. E kishte marrë me vetëhe edhe djalin e saj motak. Kumes nuk i rrojnë fëmijt. Shpesh i asht djegë zemra tue mbulue nën tokë ajkën apo pemën e jetës së vet.
- Zoti i ep, Zoti i merr - thotë ajo me nji besim të plotë kur bahet fjalë mbi vdekjen e fëmij.vet të saj. Kur i sëmuhen fëmijt nuk merr doktor. Përpiqet me i shërue me prime plakash dhe me hajmalia. Doktori kurrë s'ka shkëlë në shtëpi të saj, me gjith që i kanë vdekë aq fëmij. Salihun - emni i djalit - e ruen si dritën e syvet dhe mundohet me e rritë mirë, ashtu si e kupton ajo këtë të mirë. Që t'a mprojë çunin nga mordja shtrigë i ka mvarë
në qafë nji gTumbull hajmalia, si ndonji varg gështenja. Kur flen foshnja, natyrisht, e vrasin këto dhe s'e merr gjumi. Ajo kujton se asht sëmunë dhe s'don të besojë se mund t'a vrasin hajmaliat. Kur e shef njeriu këtë foshnje me shum shenja gandimi në shtat, i bahet të besojë se ajo dikur ka qenë e burgosun dhe e lidhun
me vargoj hekuri. Në ball i ka vumë nji gjysmë napoloni dhe nji gisht të zi, të marrun nga fundi i fteres! Në krahënuer, përveç hajmaliave, i ka mvarë nji thelb hudhër me nji copë shtipz, të mbështjellun në nji pece të ndytë. Vargu i hajmaliave, bashkë më shukun e hudhrës, gjajnë si dekorata. Ai që e shef ka përshtypjen se ndodhet para n j i . . . personi të madh të dekoruem dhe, pa tjetër, e ndin nevojën me e përshëndetë me nderimet përkatse!.... Të gjitha këto, simbas Kumes, vlejnë për me mos u sëmue dhe me mos marrë sysh çuni!... I thashë t'i a heki e t'i a mvari në djep, por ku i mbushesh mendja se?.... E pashë se i u prish qejfi. Prandaj nuk e zgjata shum. Kështu rriten dhe kështu mbyten fëmijt t'onë.
Kumja ka edhe nji motër që banon diku, atje tej. Ajo me gjithë që asht martue gati pesë vjet ma parë, s'ka fëmij, pse s'ka pjellë kurrë. Kur të flasish me të mbi këtë, çashtje, të përgjigjet:
- S'don Zoti.
- Kush e ka fajin? Ajo apo i shoqi?
- Zoti e din - do të përgjigjem un, pse mjeku s'i ka vizitue kurrë.
Kështu rrokulliset Shqiptari në këtë jetë.
27 Gusht
Ditët u banë të zeza dhe netët edhe ma të zeza. Mërzia më ka mposhtë dhe dëshpërimi më ka mbërthye me kthetrat e veta për mos më lirue, ndoshta, kurrë. Jam shum turbull. Shpirti më cingëron, zemra më rrënkon dhe syt më qajnë. S'jam e zoja as edhe me i përshkrue ndiesit e mija ndër këto fletë. Disa herë kulmi i mjerimit t'a mbyll gojën.
30 Gusht
Tash asht mbyllë ma deriçka që na shërbente për vojtardhje në shtëpi të Xha Simonit. Vetë im atë i a ka vumë shulin dhe ka porositë që të mos e hapi njeri. Me nji fjalë u mbul dera e atij pallati, ku u përbujt dhe u argëtue zemra e eme.
Nashti s'mundem me e pamë ma Xha Simonin e mirë, at plak që më ka dashtë si Irenën e vet. Tash s'mundem me u kënaqë ma me argëtimet e Mamë Gjystinës që m'ish bamë si nanë e dytë. As nuk mundem me kuvendue me Irenën që m'a pat dhanë gjysmën e zemrës dhe pat marrë pjesë plotsisht në gëzimet ase hidhnimet e mija. Gjithashtu s'mundem me i pamë vëllaznit e saj që edhe për mue qenë vëllazën, E Shpendin e mirë jo se jo.
Em atë i mbylli për mue dyert e kësajë familjeje, Por ai s'mendon se zemrat e tyne s'i kanë mbyllë dyert për Dijen që aq fort e kanë dashë. Oh sa mallëngjehem kur i ndigjoj nga oborri zanat e tyne. Oh sa dëshirojsha të më ngushullonte Mamë Gjystina tue m'i lëmue flokët e kokës. Oh sa do të kënaqesha sikur të mundesha me e përqafue Irenën dhe t'i thojsha në vesh se sa fort më ka marrë malli për... Shpendin. Ndoshta im atë pandeh se me këtë mënyrë i vu gardh dashunis s'eme me Shpendin. Oh sa shum gabohet. Demede s'e ka provue ndonjiherë dashunin që t'a njofi fuqin e sajë të papërballueshme. Ndoshta ai kujton se me masat e ndalimit do të mundet me e shue flakën e fortë të dashunis që valvitet në zemrat t'ona. Ndoshta ai mendon t'a ftorisi zemrën t'eme me jargët e ndonji bandillit që i pëlqen tue kujtue se zemra asht nji enë bakri e jo nji magje ndiesish e lakmish të pastra. Ai demede nuk e din se atje ku shkrep dashunia e vërtetë hapet nji vullkan i pashueshëm për jetë. Lavët e këtij vullkani janë lotet dhe krateri i tij syt. Ky vullkan edhe kur duket si i shuem, ndizet e digjet përmbrenda për të hgufmue ma vonë ma me forcë. Ai do të ndizet, do të digjet dhe do të grafëllojë, pse ashtu e ka krijue natyra, pse ashtu shfren e kënaqet.
2 Shtatuer
Xha Meta e Xha Ceni, dy fqij t'onë, kishin ardhë ke na sot në mëngjes për vizitë. Mbas shumë bisedimesh që u zhvilluen mbi bujqësi u ndrrue kuvendi me lajmin e papritun që dha Xha Ceni: Nji katundar e paska vramë të bijën, pse ajo qenka dhunue me nji fshatar. Rreth kësajë ngjarjeje u shtjelluen mendime të ndryshme. Në fund të gjithë dhe nji zanit e përhiruen atin që e kishte vramë të bijën. Me fjalë tjera femna e dhunueme u gjykue si fajtore e pafalshme dhe u dënue me vdekje.
Natyrisht kurrkush nuk mundet me folë, makar nji fjalë, për me i dalë zot nji femne që, tue mos i frenue sencet e veta, arrin të poshtnohet dhe dënimi i saj, me gjith që tepër i rreptë, asht i justifikueshëm. Vetëm due të dij se pse dënimi randon vetëm mbi femnën e gjorë? N'asht se ajo u dhunue ase bani kurvëni, mashkulli ç'bani? A nuk bani edhe ky bikni? Kush mundet me na sigurue se femna qe ajo që i nxiti pasionin mashkullit dhe e ndolli në të kryemit e asajë vepre qe e dënon shoqnia e sotshme me fjalët ilegale dhe e turpshme.
Sikur të kishte pasë njerzia nji histori turpesh, natyrisht të shkrueme prej duersh të pastra e të padridhuna nga ndikimi ase kërcnimi i tjerve, kishim për të vu re se, qysh nga Adam-Eva e deri më sot, femna asht ngucë e kabue prej mashkullit për t'u bamë vegël dëfrimi për të. Me gjithë këtë, kur asht diktue, asht denue dhe mashkulli s'asht trazue. Përse ajo ndeshkohet dhe ai nuk trazohet? A nuk kanë bamë mëkat ase faj të dy së bashku? Apo mëkati i mashkullit asht i falshëm? Mos asht edhe zoti me burrat apo vetëm i burravet që mban anë kah ata? Çudi! Katundari i jonë e gjet vetëhen të fyem e të turpnuem, pse i qenka dhunue e bija. Ka të drejtë. Por katundari tjetër ndoshta as nuk u skuq në fëtyrë kur e muer vesht veprën që kreu i biri. N'asht se i pari e vrau të bijën për me e lamë turpen me gjakun e saj, a nuk duhej që edhe i dyti t'a vritte të birin për t'a shly atë njollë që djali i tij vulosi me gjakun e nji të ngratës? N'u quejt ajo lavirë ase fërshëndi, a nuk lupsesh quejtë edhe ky njimitar ase bik? Përse randon vetëm nga femna balanca denuese e drejtësis mashkullore?
Apo nuk asht i njinjishëm faji për të dy? Nuk dij, por më duket se të pakën në këtë punë mashkulli nuk lypsej të kishte nji privilegj.
Vepra e ndalueme dhe e turpshme, padyshim, u krye prej të dyve dhe dënimi, po n'atë mënyrë, lypsej t'i përballonte që të dy, se po të mos kishte marrë mashkulli pjesë aktive në veprën e kryeme, nuk kishte se si bahet turpi. Po, se që të bahej turpi lypsesh të bashkohesh mashkulli me femnën. Për ndryshe nuk do t'ekzistonte turpi në këtë mes dhe sot nuk do të derdhte lot nana e shkretë mbi kufomën e bijës së shueme nga dora e atit të vet. Katundaret t'ona vuejnë nga mizoria e burrave dhe e prindëvet të tyne të padijshëm, rrënkojnë nën ndrydhjen që u bajnë zakonet e egra dhe gabimet e tyre shpërblehen randë. Kanunet e maleve nuk i mëshirojnë aspak të ngratat dhe nuk u napin asnji vlerë, E për këto të shkreta kurrgja e mirë s'asht bamë deri më sot.
Sikur të kishte qenë në dorë të femnave sundimi i botës, a do t'a gjejshin të drejtë mashkujt nji dënim të tillë e të njianshëm kur t'u nepesh atyne nga femnat në nji rasë kësodore? Sigurisht jo dhe nuk kishin me lanë mjet pa përdorë për t'a fitue, të pakën, barasin. Po na? Oh na të shkretat nuk lejohemi t'a nxjerrim zanin për të drejta ma natyrale e fillestare e jo ma për këto që kanë nji karakter të shëmtueshëm. „Kur lën femna qajnë trenët", thotë nji fjalë popullore. Në këto pesë fjalë shprehet krejt përbuzja e skotës mashkullore kundrejt femnës së shkretë. Ky mendim i padrejtë dhe shnjerzuer na ka hymë në shpirt edhe neve femnave dhe e thomi me aq besim si t'ishte ndonji verset i Kuranit ase i Ungjillit. Kjo përbuzje kaq trashanike, që i bahet femnës prej mashkullit, synon me e qëllue këtë mu në shpirt e në palcë: në sedër. Për atë q'asht burimi i jetës dhe shtylla e ekzistencës njerëzore bahet kjo përbuzje kaq e poshtme dhe e vorfën nga vlera mentare e morale. Mashkulli, biri i femrës, i a përplas në fëtyrë asajë këtë të fyeme kaq të randë për me i a therë zemrën mizorisht. Eh fatkeqësi. Mashkulli që mburret me aventurat e veta tue thanë se ka mashtrue e ka kabue këtë ase atë femën,
ka guximin e paturpshëm edhe me e përbuzë edhe me e dënue atë për gabimin që ban, gabim në të cilin ai vetë e shtyn.
Lypset të ngremë krye, duhet të çohemi peshë e t'i luftojmë këto ligjë e zakone që na i grabisin të drejtat t'ona ma se natyrale, që na poshtnojnë dhe na ulin në shkallën e nji robneshës së neveritun, që na i shkullojnë dhe na i shterrin burimet e sedrës e të krenaris si femna e si njerës, që na e shtypin pamëshirshëm ndërgjegjen dhe shtefnin. Duhet t'u apim të kuptojnë se përparimi i nji kombi matet me zhvillimin e femnës dhe se kjo lypset të zajë nji vend të kosinderueshëm në shoqnin njerëzore.
A s'ka zemra që të ndijnë dhimë për pësimin t'onë? A nuk ka veshë që t'a ndigjojnë klithmën t'onë? Ah sikur t'isha djalë. Po, sikur të mundesha me metamorfozue e me u bamë djalë, do të mundesha me ndërmarrë nji lëvizje të gjanë për me i luftue rreptësisht pengesat e fatbardhësis së femnës Shqiptare dhe për me i sigurae asaj liri të plotë e njisi të drejtash. Kjo përpjekje e ashpër besoj se kishte me më kënaqë; kjo luftë e rreptë sigurisht kishte me m'a lehtësue ndërgjegjen e dërmueme prej fyemjesh e padrejtësinash të përditëshme që i bahen femnës së shkretë. Dhe zemra e eme atëherë do të mbushej plot hafsh e zjarr për t'i përvëlue kundërshtarët e këtij ideali të shenjtë. Po, zbrazësia e asajë zemre që lëngon nga mungesa e lumnis së dëshirueme, do të mbushej atëherë plot lang zjarri për me u shprazë mandej mbi ata që e kanë monopolizue shijimin e jetës dhe gëzimin e të drejtave në këtë botë.
Nuk jam e zoja me i shpirtnue mendimet e ndiesit e mija, pse s'kam pasë fat me u zhvillue në nji shkollë të naltë ase në nji rreth, ku mbretnon drita e pashueshme e kulturës. Por e ndi se kam nji shpirt që me të tanë forcën e vet, më shtyn me e luftue të ligën dhe padrejtësin; kam nji vullnet që më nguc për me i ramë krës mendësis së mykun, asnjë mendësije që na ka lanë trashëgim errësina qindashekullore e injorancës, ajo që edhe sot na pengon në të kryemit e veprave të shkëlqyeshme fisnikije dhe nuk na lejon të kalojmë nji jetë t'ambël dhe të bukur.
Femna Shqiptare sot s'ka ndryshim të madh nga ato që jetuen disa qinda vjet ma parë dhe, në disa rai
a, asht baras me skllavet e motshme, mbassi nuk i gëzon të drejtat e veta. Sikur të dijshin e të mundeshin
me shkrue skllavet e motshme, kush e din se çfarë kryeveprash kishin me na lanë, pse në to do t i përshkruejshin vuejtjet e veta dhe ndlesit shpaguese që ushqejshin kundrejt zotve të tyne. Kush e dtn se
sa helm e vëner kanë pasë grumbullue zemrat e tyne të plasuna. Kush e din. Sigurisht ato do të kenë vdekë
ma tepër prej pezmit e dëshprimit që i ka bamë me plasë, se sa prej sëmundjesh. Por edhe sot, thuej se,
kështu asht femna, sidomos fëmna Shqiptare. Sikur të guxonte kush me e zbulue dufin dhe urrejtjen që
ka zemra e sajë do të lemerisesh e tanë bota dhë atëherë do të kuptonte skota mashkullore se deri ku ka
arri padrejtësia që i bahet asaj.
Po të kisha qenë djalë, do t'u mshojsha me grusht turijve gjithë atyne që kërkojnë të kenë privilegje dhe
që duen t'a përdorin femnën herë si kafshë dhe herë si.....mjet dëfrimi. Por nuk jam. Dhe Perëndia, sikundër
duket, nuk e ka menden me bamë mbrekulli.
5 Shtatuer
Sot në mëngjez tue u endë nëpër lulishte ndigjova nji trokullimë të lehtë. E ktheva kryet dhe pashë kah
deriçka q'asht ndërmjet nesh e shtëpis së Xha Simonit. Nji pës më ra në vesh dhe mbas pak ndigjova të
thërritet emni i em. E njofta zanin. Ishte i Irenës. U avita në mënyrë që të mos hetohesha prej të shtëpis s'eme.
- Merre këtë letër - më tha dhe futi nën prakun e deriçkës nji letër të mbështjellun në nji pece.
Irena e kishte gërrye truellin nën prak që të siguronte nji mjet komunikimi me mue. E mora letrën dhe u largova dalë-nga-dale, si me mos pasë gja. Shkova e u mbylla në kthinë t'eme. E hapa letrën me duer të dridhuna dhe me të rahuna të zemrës. Ishte prej Shpendit. Qeh se ç'më shkruente:
E dashuna Dije,
Fati i lig që na lufton besomë se do të përkulet e do të ndrydhet para vullnetit që buron nga zemrat t'ona të mbushuna me flakë dashunije. Po t'a kisha paramendue se do të dëshironte nisjativa e jonë dhe do merreshin kaq masa t'ashpra kundrejt nesh, po t'a kisha dijtë se do këputet për gjysmë ajo lumni që patëm nisë me shijue, shum ma mirë do t'ishte që të mos e trazojshim t'yt atë me propozimin e martesës. Por ku t'a dijshim se.... Nji miljon herë ma mirë do t'ishte përjetësimi i asajë jete, ashtu sikundër ishte, se sa kjo gjendje që nuk na lejon as të shifeni me shoqi shoqin. Atëhere, kur na besuem se do t'a kunorëzojmë lumnin, u mjeruem. Me gjith.këtë nuk duhet me u dëshprue, se ma në fund do të ngadhnojmë. Un po marr masa tjera për me i a mbrrimë qellimit.
Herë herë mërzitem pa masë dhe më duket sikur do të rroposet krejt bota e andrrave t'ona lumnuese, ajo botë e bukur që krijuen zemrat t'ona. Por fotgrafia e jote që më ka pasë dhanë Irena me lejen t'ande - e mban mend? - më sharton shpresa në shpirt, më mbars me vullnet dhe më përtrin në fuqi. Kjartësia e syve të tu të kaltërt e të qëndisun, që duket edhe në fotografi, ka forcën magjike me mbytë e me zhdukë çdo hidhnim tue e këmbye at në gëzim.
Sot jam mjaft i mërzitun, pse mbramë – vetëm mbramë - nuk të pashë n'andërr. Un edhe në gjumë jetoj me ty. Nuk dij se në ç'gjendje je ti o lofka e zemrës s'eme! Të lutem mos u mërzit dhe kij shpresë. Edhe ime amë asht mërzitë shum nga refuzimi i bamë prej t'yt ët për martesën t'onë. Fëllimi i ambël i këtij mëngjezi, sigurisht, do të
dojë me t'i sjellë puthjet e nxehta të kësajë zemre që asht plot mall e dashuni për ty o engjëlli i em.
I joti për jetë:
Shpend Rrëfeja
Disa herë e këndova dhe disa herë e putha këtë letër: Mbasandaj e futa në gji me nji besim fetar që t'a qetson shpirtin e tronditun, ashtu si t'ishte nji hajmali e shkruenie prej dorës së nji shenjtit ase të profetit.