DERËN E LË HAPUR
E hene, 13-08-2007, 10:54pm (GMT)
Kur të mendoni se nuk jam në shtëpi Shtyjeni derën time Sepse atë do ta lë gjithmonë hapur Që të hyni pa vështirësi Në dhomën time të pritjes
Kur të çlodheni e të freskoheni Aty e gjeni shpirtin frymën e zërin tim
Mos u trembeni nga trokëllima e dritares Sepse jam unë që hy e dal sa herë dua Nga klithmat e gëzimet tuaja
Kur nuk më gjeni askund Hyni në vargjet e mia Sepse derën e keni të hapur
Nga përmbledhja “Fjalë e plagë”, Gjakovë, 2007
|