NËPËR ZGAVRA TË KOHËS
E hene, 13-08-2007, 10:56pm (GMT)
Pastaj Në sistemin nervor U shtuan trysnitë e presionet
Mbijetimet tmerroheshin nga rregullat Frymëmarrja dëneste e vështirësuar Duke depërtuar nëpër zgavrat e kohës
Ilaçet nuk bënin efekt Skadencat kacafyteshin me kohën Dhe humbnin dyluftimin
Nëpër zgavra të kohës Hynte një botë e krisur
Nga përmbledhja “Fjalë e plagë”, Gjakovë, 2007
|