NË KËTË PIKË
E hene, 13-08-2007, 10:57pm (GMT)
Së bashku me dritën Nëpër rrugicat e errësirës Dolëm në demonstrata Duke brohoritur për të ardhmen
Karnevale të stërkequra Defilonin mbi kurrizin tonë Para dhe prapa perëndimit të diellit
Në agsholin e stinës së parë Dyndeshin shtrëngata të skëterrëta Edhe vërragët në qiell gjëmonin
Në mes të jetës sime Diçka po ndodhë Në këtë pikë të Globit
Nga përmbledhja “Fjalë e plagë”, Gjakovë, 2007
|