HULLI JETE NË BALLË
E hene, 13-08-2007, 11:03pm (GMT)
Hulli jete mbinë në ballë Edhe pse krenari lëshoja Në prehërin e prindërve
Nëpër kohën e ngrirë e të acartë U bëra shpresë e ngrohtë Për t’i shkrirë akujt mbi çati
Bashkë me rrezet e reja të diellit Ta sillja pranverën e vakët Nëpër skutat e errëta
Ngjyrën e beharit Ta mbillja në oborr
Nga përmbledhja “Fjalë e plagë”, Gjakovë, 2007
|