Vaji më ka kapluar
Nuk më shqitet
Me belbëzime e ngashërime
I argëtoj të tjerët
Hapat i ndërroj kuturru
Pa menduar fare
Pa shikuar askund
Eci përpara
Eci prapa
Edhe vrapoj
Edhe pse askund
Nuk është shënuar starti
Edhe pse askund
Nuk është shënuar caku
Nga përmbledhja “Fjalë e plagë”, Gjakovë, 2007