Njajt asht, lojë a dashuni
E diel, 14-01-2007, 06:30pm (GMT)
Njajt asht, lojë a dashuni Ajo m'pat thanë: Shikomë! “a po m'shkëlqejnë sytë!?” Po! I thashë si nanës-nga tuta se m'braktisë.
S'kam ditë me luejt dashuninë e merrja përnjëmend me shpirtë të dlirë si një fëmijë që shkrin qënien në lojë e doja-ashtu fëmija nuk dyshon se në lojë mund të bahet hile fundi paska kenë i shkruem po i shkëlqenin ma fort sytë (kur lind njeriu mezi e dallon dritën kur vdes-thonë se i shkëlqejnë sytë si vetima dhe sheh t'pa pamunat) tue u ba ma i bukur se kurdoher iku n'agim. O mos… mos shko n'lindje t'diellit. Ik… ik me natë! Kam mallkue… s'muj me pa ma tek hedh urrejtjen krahëve si një vello mistike e ma përplas syve kumtin: due me shkue… mos m'verbo Zanë Hije mos u ba e me m'shitue fundja njajt asht: ishte ajo vasha që sytë i patën shkëlqye apo aktorja që luante vajzën me sytë plot brilantinë!?
Krejt njajt: ishte lojë përmasash perfekte e përse të mos i za besë dashunisë? të ik nga fëminia
Dashunia??? Po get qikjo a! m'doket askush s'e di. Ç'asht pra?
E bekuemja prarue me vizllimë syshë! po m'teket me thanë qikjo a Dashuni… koft lojë epsh i përkortë intrigë oborrtare a trill dramash shekspiriane nëse luhet me aq ndjeshmëni nëse i ka përmasat estetike: me kanë bukur duhet me i besue qindpërqind asht dashuni tan jetën i kërkoj ata sy t'prekun nga loti…
***
“I dua gjërat e bukura”- më tha ajo- emni i të cilës shpërndahet në mija aroma, ngjyra nuansa dhe unik mbetet dhe synin ma pushtoi loti …e fsheha që shkëlqimi t'mos i binte n' sy nuk deshta ta lëndoja e duhet -me i thanë se pa dhimbje nuk ka dashuni dashunia asht e bame p'ej vrragësh n'shpirtë p'ej gulçimit n'zemër e verbimit n'sy u përket mbretnëve që nuk klithin ndër lufta e ligshtohen deri n'dnesje n'dashuni nuk asht për ata t'dalldisun p'ej fitoresh as për t'dëshpëruem s'â lypsave nuk u shkon as tiranve
Dashunia u rri hjeshëm Sall Princave- princesha ime Njajt asht, lojë a dashuni.
Drama me një ballo mbi Prishtinë në fillim ishte vallëzimi vija fjala dhe lufta pastaj
luftrat nisin në Mars në Ballkan dhe nuk mbarojnë as kur ndalen në intermexo të përleshjeve ballkanasit dehen vallëzojnë më 24 mars 1999 bomba ia këputi duart Adrianës këmbët Arditit por buzët e puçura s'i ndanë ajo ishte balerinë ai futbollist në prak të çdo lufte lindin dashuri të mëdha dhe nuk mbarojnë me vdekjen e personazheve ra dhe bomba e dytë, e tretë yjet disi ndrisnin më ftohtë më ashpër qyteti dridhej luhatej si në rock and roll u vendos shtetrrethimi siç bëhet rrethi i valleve ballkanase duart shtërngoheshin dhëmbët tendoseshin këmbët në dhe shikimi qartej refugjatët ecnin pabëza Majë gishtrinjve si nana e Angjelin Prelocajt kur po kalonte kufirin në dritë bombash dy të rinjë çonin dashuri putheshin lisat brigjet rrokaqiejt… e unë? Mrekullohesha me atë vallëzim global të sendeve dhe botës së gjallë dhe nuk dija se ishte vasha ime ajo që sapo humbi duart apo ajo tjetra që i falej dashnorit të ri ajo është yll sidoqoftë vetëm yjet vdesin në vallëzim ah jo! S'vdesin fare por flejnë deri në aktin e dytë, të tretë…deri në pafundësi rikthehen të bukur fanitës vazhdës yjore yjet nuk shuhen pa shihni lehtë shkëputen dhe i futen qiellit në gji si plumbat në gjoks dëshmorësh sikur shkëputen buzët e puthura pastaj vjen një heshtje e madhe sa mileniumi lufta u ndal pikëllimi jo të prekur deri në lot numëronim kush mbeti kush shkoi foletë e çnukura bah, dashuritë e humbura vashën time nuk arrita ta takoj yjet nuk preken.
|