Lulet i çel
Në të parën stinë,
Kopshitijeve
Ua shton bukurinë.
Edhe mollat kanë emra
Si fëmijët :
Xhufke, Pashke,
Rrakaqe, molla Tetove,
që rriten n´Iliridë
si çupëza Gjakove.
Shpesh na kujtojnë
edhe historinë,
Se rrënjët e tyre
Prekin lashtësinë.
Ka molla të verdha,
Të bardha, molla çali,
ka dhe molla t´egra
që rriten mes mali.
Ca molla piqen
edhe në Çamëri,
por një e pikëlluar
rri në kufi.
Edhe kur në dasma
Mblidhemi për gëzime
Gjithnjë Mollë e Kuqe
Është në mënd