Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 16-05-2008, 05:07pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
 » Haki Stërmilli
 » Hil Mosi
 » Hiqmet Meçaj
 » Hafiz Ali Korça
 » Hida Halimi
 » Halil Matoshi
 » Halil Haxhosaj
 » Hazir Luta
 » Hysen Kobellari
 » Hamza Halabaku
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët H » Hamza Halabaku
 
Hamza Halabaku
E diel, 30-03-2008, 06:49pm (GMT)

Hamza Halabaku
Hamza Nazif Halabaku u lind në  fshatin Pozharan në vitin 1947. U shkollua në Pozharan, Gjilan, dhe në Prizren. Mbaroi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Një kohë punoi mësues në fshatin Ballancë të Vitisë, pastaj në Gjykatën Komunale në Viti.
Prej vitit 1973 punoi në Sekretariatin  Kraninor për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kosovës.
Në qershor të vitit 1982 është emëruar ndihmës i sekretarit të Kuvendit të Kosovës.
Mori pjesë në mbledhjen historike të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, në rolin e sekretarit të Kuvendit të Kosovës pasi që atë kohë ishte në funksionin e ndihmëssekretarit të Kuvendit të Kosovës.
Që në shkollën fillore filloi të botoj punimet e veta në revistën e shkollës “Ideali” si dhe në atë të shkollës së mesme “Shprehja e të rinjëve”.
Është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Ka marre pjese ne “Takimet e vendlidjes” në Gjilan pastaj në “Takimet e Don Mikel Tarabulluzit” në Stubëll të Vitisë, në “Karvanin e Shkrimtarëve për fëmijë” nëpër Kosovë etj.
Është prezantuar në “Libri që po shkruhet”, panoramë letrare e Luginës së Moravës së Kosovës , 1979, në “Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë  1501-2001”, të Hasan Hasanit, në “Orët e duartrokitjeve”, të Agim Devës e Xhevat Sylës, 2001, në “Antologji e poezisë moderne shqipe – Antologie der modernen albanischen Lyrik” të autorit Ferdinand Laholli në Gjermani etj.  Pjesë nga krijimtaria e tij letrare janë pëkthyer në gjuhën gjermane, arabe, serbokroate etj.  Aktualisht punon mësues në shkollën e mësimit plotësues shqip, në Bavari të Gjermanisë.
Krijimet letrare të Hamza Halabakut i gjejmë të botuara në gazetat dhe revistat e ndryshme në Prishtinë, Shkup dhe në diasporë, si në:  “Rilindja”, “Bujku”, “Gëzimi”, Bota sot”, “Pionieri”, “Doruntina” etj.

Deri tash ka botuar:

1. „A ka zot“, poezi, 1993, “Asdreni”, Shkup;
2. „Testamenti“ , 1997, tregime për të rritur, “Shkëndija”, Prishtinë;
3. “Kosovën e kemi në zemër”, 2000, tregime për fëmijë, “Iliriku” Prishtinë;
4. “Vrunduj Kujtimesh”, monografi e shkollës shqipe në Bavarinë Veriore, 2003.
5. Është bashkëautorë me Tahir z. Berishen dhe Çerkin Bytyçin i Monografisë  “Emra që nuk harrohen – arsimtarë shqiptarë në diasporë VI” 2006.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
SA HERË (30-03-2008)
ULPIANË (30-03-2008)
DETI (30-03-2008)
NESËR DO TË JETË MË MIRË (30-03-2008)
KËSHTJELLA KAFKASH (30-03-2008)
MOLLA E KUQE (30-03-2008)
MREKULLITË (30-03-2008)
ÇUPËZAT E MIA (30-03-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Hamza Halabaku

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]