| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Hamza Halabaku E diel, 30-03-2008, 06:49pm (GMT)
Prej vitit 1973 punoi në Sekretariatin Kraninor për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kosovës. Në qershor të vitit 1982 është emëruar ndihmës i sekretarit të Kuvendit të Kosovës. Mori pjesë në mbledhjen historike të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, në rolin e sekretarit të Kuvendit të Kosovës pasi që atë kohë ishte në funksionin e ndihmëssekretarit të Kuvendit të Kosovës. Që në shkollën fillore filloi të botoj punimet e veta në revistën e shkollës “Ideali” si dhe në atë të shkollës së mesme “Shprehja e të rinjëve”. Është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ka marre pjese ne “Takimet e vendlidjes” në Gjilan pastaj në “Takimet e Don Mikel Tarabulluzit” në Stubëll të Vitisë, në “Karvanin e Shkrimtarëve për fëmijë” nëpër Kosovë etj. Është prezantuar në “Libri që po shkruhet”, panoramë letrare e Luginës së Moravës së Kosovës , 1979, në “Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-2001”, të Hasan Hasanit, në “Orët e duartrokitjeve”, të Agim Devës e Xhevat Sylës, 2001, në “Antologji e poezisë moderne shqipe – Antologie der modernen albanischen Lyrik” të autorit Ferdinand Laholli në Gjermani etj. Pjesë nga krijimtaria e tij letrare janë pëkthyer në gjuhën gjermane, arabe, serbokroate etj. Aktualisht punon mësues në shkollën e mësimit plotësues shqip, në Bavari të Gjermanisë. Krijimet letrare të Hamza Halabakut i gjejmë të botuara në gazetat dhe revistat e ndryshme në Prishtinë, Shkup dhe në diasporë, si në: “Rilindja”, “Bujku”, “Gëzimi”, Bota sot”, “Pionieri”, “Doruntina” etj. Deri tash ka botuar: 1. „A ka zot“, poezi, 1993, “Asdreni”, Shkup; |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||