Guri i shenjtë
E shtune, 13-01-2007, 09:51pm (GMT)
Në baletin e kaltër të nëntokës sime Seance spirituale. Me gurin e Rrozetës në qafë Edhe sonte loz për të gjithë Lordët e mi Pikën në truallin e valë Tërë natën e lume demonstroi Enigmën e varur mes gjinjsh Orë e madhe letrare. Qeshje sintetike, Sens historik me paqe dhune. Cilit shenjtor t’i falem o Zot, të gjithë janë Fajdexhinj e pijanecë, Kur vjen dita ikin në shtëpi, më lënë Me Virgjilin që pat fërfëlluar pelerinën Tek fsheh pjesët e plleshme me cilindër të zi, Me Sokratin e tretur në lirinë e vetmisë Që i pëshpërit kupës së fundit, mua apo Fedonit I gënjyen këta fëmijë.
|