Dhe nisem
E shtune, 13-01-2007, 09:52pm (GMT)
Copë pergamene që lëkundesh në tymin e duhanit Rrjetë e përhime e dyshimit të pabesë. Ia pashë vetëm dorën në xhamin e dritares Që i djersa me ethe vere.
Unë tha, e fsheha testamentin Në gjinjtë e bardhë tambël Të reve që hedhin shamitë e shpresës, Ua përhumba shtrigave të natës që enden Në dimrin shterpë pa borë Përgjojnë zërat e fëmijëve të messhekullit Nën rrënjët tërthurë të shelgut plak brejtur Drini, E lidha me mëgjitë e unazës sime, pa rrokje, Atë natë kur Zeusi më zgjodhi për nuse Në shkëmbin e thepisur të Risanit.
|