Maca e mini
E merkure, 13-06-2007, 08:04pm (GMT)
Mi un' mbramë të kam shiquemun Mishin vjerr' tue ngranë; Pa nji dhimbë kam me t'coptuemun, N'bafsha ty me t'zanë.
Un' të pash ti kur m'shiqove M'ata sy si shkëndi; Traut me i hypun u mundove, Veç për pa dobi.
Mbramja tjetër sa mërrini, Maca ndej mbi tra E porsa u qas prap mini, Rob i saj ai ra.
|