Malli im
E merkure, 13-06-2007, 08:07pm (GMT)
Erë e malit fryn ngadalë Përmbi fushë plot me bar, Mue malli porsi valë Ma mbush zemrën plot me zjarm.
Erë e malit fryn e qetë Si në lindje e perëndim; Breg, lëndinë shohin jetë, Zogjtë çmallen me këndim.
Më ha malli për natyrë, Lisa, plepa në largim, Malli i nanës si pasqyrë, Ma zgjat jetën, m'ep gjallnim.
|