|
|
|
Sekreti i Fluturimit
E diel, 22-07-2007, 09:40pm
E shikoj dhe më shikon, megjithëse nuk e di ku i ka sytë dhe në ç’ngjyrë i ka. Vjen rrotull aty para meje, pastaj përqëndrohet, ndalon. Nuk ma ka frikën fare. Zgjas dorën, e fus mes gishtit të madh dhe atij dëftues, nuk ia ndjej peshën, e vendos në pëllëmbën e majtë. As trembet e as lëviz. Më shikon...
|
|
 |
MODERNIZMI DHE MIKROBOTIZMI
E diel, 22-07-2007, 09:17pm
Ky shkrim nuk merr përsipër të ezaurojë katërcipërisht shkaqet që e lindën modernizmin, historike apo sociale, as meritat e të metat e tij. Është e vërtetë se modernizmi, me degëzimet e shumta, solli dhe po sjell pasuri të pafundme veprash dhe kryeveprash në të gjitha fushat e letërsisë dhe të artit, stile, mjete shprehëse. Është gjithashtu e vërtetë se zbulimet e mëdha në botën e shkencave, sidomos në fizikë, tronditën mjaft pikëpamjet filozofiko-estetike tradicionale, duke hedhur bazën për platforma të reja të mendimit, mbi të cilat do të lindëte modernizmi...
|
|
 |
ZHVILLIMI I ROMANIT SHQIPTAR NË HAPËSIRAT EVROPIANE
E diel, 22-07-2007, 09:14pm
Kukullat e pyllit janë një metaforë e qëlluar për emërtim dhe trajtesë të problemeve të identitetit dhe botës shpirtërore të trazuar nga kërkimi i kësaj vlere njerëzore. Dilema e madhe është shtruar ashtu siç ka ndodhur vazhdimit në historinë njerëzore: a po humbet identitet, si të fitohet identiteti! Brengosja ishte dhe është e madhe. Letërsia e ka pasur dhe e ka si një temë të madhe trajtese. Kështu, pra, edhe letërsia shqipe...
|
|
 |
Per KUKULLAT...
E diel, 22-07-2007, 09:08pm
I dashur Andi, uroj se pari te jeni mire me shendet dhe ndonese me shume vonese nga mosdijenia, po gjer rast t'ju ngushelloj per humbjen e madhe qe ju ka ndodhur para nje viti. Te lutem percillja ngushellimet edhe Hiqmetit, ndonese e besoj se nuk mund te kete te ketille. Kjo eshte jeta qe si duket e di ku na dhemb me shume e na godet...
|
|
 |
Hiqmet Meçaj në antologjinë "Bukuria që vret"
E diel, 22-07-2007, 09:01pm
Hiqmet Meçaj në antologjinë "Bukuria që vret" (Bukuresht, 2006), që përfshin proza të zgjedhura të autorëve të njohur Faik Konica, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Migjeni, Martin Camaj, Anton Pashku dhe mbyllet me një studim të gjerë të shkrimtarit dhe eseistit Ardian Kyçyku...
|
|
 |
Një roman i jashtë zakonshëm KUKULLAT E PYLLIT i Hiqmet Meçajt
E diel, 22-07-2007, 08:56pm
Katër dhjetëvjetësha më parë, një poet i ri nga Vlora debutonte fuqishëm duke tejçuar përshtypjen se i kishte të gjitha shanset të ngjizte një emër vendimtar në poezinë shqipe. Kanonet e realizmit socialist dhe sjellja gjithnjë e dyshimtë e kolegëve duket se u rropatën t’ia shuanin yllin, por s’ia dolën...
|
|
 |
NJË ROMAN PËR JETËN NGA SPEKTRI I MIKROQËNIES
E diel, 22-07-2007, 08:52pm
Kur një prozator arrin që edhe personazhin e rastësishem, sporadik ose ilustrativ ta paraqes aq të gjallë dhe aktiv saqë pas leximit mund ta vizatojmë në sajë të kujteses, atëhere ai ka mbrritur në Olimp, edhe atëhere në rast se ai ankohet si Hiqmet Meçaj "qënka e lodhshme të arrish në Olimp edhe kur s'ështe atje Zeusi"²...
|
|
 |
Bisedë me shkrimtarin Hiqmet Meçaj
E premte, 20-07-2007, 09:21pm
Kur më emëruan në fshat, pasi mbarova fakultetin dhe kisha bërë emër si poet, më kujtohet si tani (gjithnjë qesh me këto gjëra), kryetari i ...
|
|
 |
Hiqmet Meçaj
E shtune, 13-01-2007, 09:14pm
Hiqmet Meçaj u lind më 2.5.1944, (varianti zyrtar 15.5.1944). Shkollën e mesme e kreu në qytetin e Vlorë dhe në vitin 1967 u diplomua në fakultetin Histori – Filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe të Universitetit të Tiranës. Që me botimet e para u pranua në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në vitin 1964 dhe kritika e renditi mes poetëve më të mirë të kohës...
|
|
 |
Kukullat e pyllit - Kapitulli i Pare
E shtune, 13-01-2007, 09:10pm
Kur hyri Admeti në zyrën e shefit, ishte mesditë...
|
|
 |
|
|
|
|