Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 17-05-2008, 04:15am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
 » Haki Stërmilli
 » Hil Mosi
 » Hiqmet Meçaj
 » Hafiz Ali Korça
 » Hida Halimi
 » Halil Matoshi
 » Halil Haxhosaj
 » Hazir Luta
 » Hysen Kobellari
 » Hamza Halabaku
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët H » Hysen Kobellari
 
Hysen Kobellari
E diel, 30-03-2008, 06:35pm (GMT)

Hysen Kobellari
Hysen KOBELLARI u lind në Korçë, më 2 tetor 1958. Mësimet e para i mori në vendlindje. U diplomua për shkencat ekonomike, në financë-kontabilitet në Tiranë me rezultate të shkëlqyera; më 1983 fitoi diplomë me titullin “Financier i lartë”. Fillimisht u përzgjodh për pedagog, por për të patur stazh specialiteti në prodhim, u emërua në Sopot të Librazhdit; pastaj punoi në sistemin e auditit, në sistemin bankar, etj. në këtë rreth. Përfundoi një sërë studimesh me rëndësi në fushën e financave dhe kontabilitetit, duke kërkuar gradën shkencore të doktorit. Botoi në revista të specializuara brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që ushtrohej edhe në punët letrare, duke akumuluar një material të gjerë jetësor. Në vitin 1989 u emërua në institucione shkencore si Stacioni i Panxharit (Sugar Beet Station), Instituti i Kërkimeve në Bimë të Arave (IKBA), etj., ndërsa së mbrami iu përkushtua sistemit bankar dhe të kreditit, duke drejtuar Agjencinë e Trajtimit të Kredive (ATK).

Që në adoleshencë bashkëpunoi me shtypin letrar, lokal e qendror, si me gazetat “Përpara”, “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, “Drita”, “Nëntori”, “Pionieri”, etj. ku botoi reportazhe, poezi, esse, përshkrime e kronika jetësore, skica e tregime, etj. Bashkëpunoi për një kohë të gjatë me Radio Korçën, duke drejtuar rubrika ekonomiko – shkencore dhe letrare. Librin e parë e botoi më 1995 me titull “Qesh kush qesh i fundit” me fabula. Është ndër autorët më aktivë të Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re”, duke qënë nënkryetar i saj si dhe shërben si Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për Rajonin e Korçës, pas riorganizimit të ri të saj. U profilizua kyesisht për letërsinë e fëmijëve dhe të rinjve, po ashtu për gjinitë e humorit, skenës, fantashkencë dhe kritikë eseistike, duke ndjekur rrjedhat bashkëkohore të zhvillimeve letrare. Nga krijimtaria e tij është përkthyer në disa gjuhë si : italisht, gjermanisht, turqisht, greqisht, etj. Ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Deri tani ka botuar këta libra :

“Qesh kush qesh i fundit”, fabula 1995;

“Aventurat e Lundrak Budallushit të vogël”, novelë përrallë, 1998;

“Edhe frika i ruan vreshtat”,vjersha humoristike,fabula,epigrame,1998;

“Xhina, Roku dhe Kukullat magjike”, novelë përrallë, 2000;

“Rrobaqepëse Çiljeta”, tregime, 2005;

“Bjeri gajdes, gajdexhi”, tregime e skica humoristike, 2006;

“Kurbatka e bukur”, roman, në proces botimi, 2008


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
RRON I MIRI, SA DON I LIGU ! ... (30-03-2008)
Poezi nga Hysen KOBELLARI (30-03-2008)
QERSHIA ZEMËRBARDHË (Përrallë) (30-03-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Hysen Kobellari

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]