| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Hysen Kobellari E diel, 30-03-2008, 06:35pm (GMT)
Që në adoleshencë bashkëpunoi me shtypin letrar, lokal e qendror, si me gazetat “Përpara”, “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, “Drita”, “Nëntori”, “Pionieri”, etj. ku botoi reportazhe, poezi, esse, përshkrime e kronika jetësore, skica e tregime, etj. Bashkëpunoi për një kohë të gjatë me Radio Korçën, duke drejtuar rubrika ekonomiko – shkencore dhe letrare. Librin e parë e botoi më 1995 me titull “Qesh kush qesh i fundit” me fabula. Është ndër autorët më aktivë të Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re”, duke qënë nënkryetar i saj si dhe shërben si Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për Rajonin e Korçës, pas riorganizimit të ri të saj. U profilizua kyesisht për letërsinë e fëmijëve dhe të rinjve, po ashtu për gjinitë e humorit, skenës, fantashkencë dhe kritikë eseistike, duke ndjekur rrjedhat bashkëkohore të zhvillimeve letrare. Nga krijimtaria e tij është përkthyer në disa gjuhë si : italisht, gjermanisht, turqisht, greqisht, etj. Ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Deri tani ka botuar këta libra : “Qesh kush qesh i fundit”, fabula 1995; “Aventurat e Lundrak Budallushit të vogël”, novelë përrallë, 1998; “Edhe frika i ruan vreshtat”,vjersha humoristike,fabula,epigrame,1998; “Xhina, Roku dhe Kukullat magjike”, novelë përrallë, 2000; “Rrobaqepëse Çiljeta”, tregime, 2005; “Bjeri gajdes, gajdexhi”, tregime e skica humoristike, 2006; “Kurbatka e bukur”, roman, në proces botimi, 2008 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||