NJË LOT NË DRITARE
 |
| Ibrahim Agimgostivari |
Që një ëndërr që më solli, të vij tek ti, të të takoj .Në ëndërr kështu ndodh,asaj kam qejf t`i besoj. Shkrimet për burgjet për plagët zakonisht s`i pëlqej .Por jeta s ` i për inat kah burgjet më shtynë . Poetët jo rralë janë akuzuar për tema të burgut dhe plagëve. sepse, temat e tilla po e dëmtuakan letërsinë. Mendimi im në këtë temë është i kundërt. Ata që ngrisin burgje e vrasin njerëz , ata e lëndojnë letërsinë e
jo poetët që i këndojnë lirisë.Burgu pra, nuk e do të vërtetën, as temat rreth saj. Shqipëria e kohës së poetit ishte një burg , ku të burgosurit ishin shumë të dhunuar . Poetin Ibrahim Agimgostivarin e njoha në Dortmunt në një moshë të shtyrë. Libri poetik i botuar para sa ditësh në Tiranë nga shtëpia botuese, „ Dardania “, është edhe një sukses i poetit në fushë të poezisë . Libri poetik „ Në tretjen e muzgut“ është një libër i veçantë , m vlera të mirëfillta, që buron nga zemra dhe tramundanat e jetës. Çdo gjë që të them, më djeg , më dhemb, thotë poeti; çështë kjo liri në gjuhë të huaj , që si një lot në dritare më godet, më dërmon . Emrin burg , emrin qeli, asgjëkundi s`dua ta dëgjoj. Sepse, vetë e kam vuajtur burgun dhe atë jetë të rëndë . Vrasjet dhe krimin, shprehet poeti i fshikulloj, se të vrarë kam birin tim .Në këtë jetë trazimesh e keqja më shumë po vika nga jeta se nga vdekja . Në Shqipëri në gjithë jetën time , në tepri patëm shtypjen dhe burgjet , ato ia nxinë jetën shumë shqiptarit . Me atë liri të dobët , me atë liri sterile , nuk kam parë njeri që ta ndjej pranverën e vet. Nuk mund ta rëndoj më tokën, kudo janë eshtrat tanë, me gjakun e të rënëve ende po jetojmë . Ky stacion këtu s`mbaron , Shqipëria është adresa ime , gjaku im i padukshëm , shkruan poeti . Librin „ Në tretjen e muzgut “ vetë Agimgostivari e ka ndarë në pesë cikle ; „ Në zgjim të ëndrrës “ , „ Termin i fundit“ „ Një fjalë e hidhur“, „ Në tretjen e muzgut “ dhe “Pengu i Zemrës “ . Poezia e Ibrahim Agimgostivarit , me një stil krejt origjinal , krejt të veçantë, shkruan: ende pa u tharë lotët e pritjes , . . ti ike.. në çastin e mbërritjes , më shkruaj dy rreshta , më shkruaj , që edhe unë të gëzohem . Ndërsa në poezinë „ I vështirë në dashuri“, na jep një metaforë të bukur , një semantikë dhe një togfjalësh me sintaksën më shqipe . Në këtë matematikë të jetës s`mund të dashuroj do si do, ose sa për të dashuruar, sepse ti e kupton , . . unë kam hapësirat e mia për të zënë, të kam thënë se më pëlqen,andaj nëse një fjalë të ëmbël s`ma fal,s`ka gjë,heshtja edhe mua edhe ty do t`na vras . Jeta e poetit , është shumë e veçantë. Ibrahim Agimgostivari u lind në Tiranë më 1934. Shumë vite punoi mësues në fshatrat e Kukësit . Që në moshë të re interesimet e tij për poezi , ishin të veçanta.
I dashuruar pas teatrit, ai shkroi dramën „ Pas shpine “ që u cenzurua nga regjimi komunist dhe u bë shkak për të kaluar vite të rënda të burgut. Ibrahimi ishte dënuar me pesë vjet burg , ndërsa vëzhgimet e sigurimeve pas burgut , Ibrahim Agimgostivarin do ta detyrojnë ta lë Tiranën dhe të rebelohet me „ trimat “ e ambasadave në korrik të vitit 1990 , për të shembur pushtetin e Ramiz Alisë. Ai regjim i burgut dhe i varfërisë që e vrau Shqipërinë , ishte i verbëri i përgjakur për ne . Qe nga ajo kohë , Ibrahim Agimgostivari jeton dhe krijon në Gjermani , respektivisht në Dortmund. Libri „ Në tretjen e muzgut“ , është libri i tij i dytë me poezi . Mbylli këtë e s e me një poezi të bukur; „ Koha ime kishte formën e mollës“, njëra ëndërr, njëra dhimbje,po e çele brenda mollën, do shohësh gjamën time, e pangjajshme me të pangjashmet. Libri „ Në tretjen e muzgut “, ka 130 faqe , dhe adhuruesit e poezisë, lexuesit e saj për gjithçka do ta japin vlerësimin më të mirë.
Rrustem Geci - Dortmund