| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Besa e Shqiperise E diel, 14-01-2007, 05:46pm (GMT) Lindi dielli në Kalabri,
u hapën malet me rrëmbim, tue lënë fushat të lulëzueshme në blerim. Arbëreshët u habitën për bukurinë e Natyrës e thjeshtë, e pavarur si ata, që shprehin me zemër dhe harenë e fytyrës. Në atë çast të pazakonshëm u hap qielli menjëherë: një shqipe e madhe, tue fluturuar, tokën mbarë për të zaptuar, hapi krahët e saj, tue mbuluar Kosovën dhe Kalabrinë, Pianën e Palermit dhe Shqipërinë. Po i mbronte në zemrën e saj që të jenë së bashku si përherë, sepse kanë dhënë në histori nder e lavdi. Shqipja në mbrëmje në qiejt fluturoi e lartazi shkoi. Tue fluturuar lartaz nga qielli dhe, para se të hynte, në hijen e natës e çojti lart fletën e saj dhe shkrojti në qiellin me yj të ARBËRISË: "BESA E SHQIPËRISË" |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||