DASMA JONË
E hene, 18-02-2008, 11:30pm (GMT)
Pëllumba të shkruar na u mbush qielli Lulëkuqet e Kosovës shikimin kah dielli Krushqit e lirisë me këngën në gojë Fjalën besa-besë atdheut i bënë rojë Me pushkë e flamur u nis dasmë e madhe Nusja vë kurorën veshur si sorkadhe Sot ia themi këngës me gaz e hare Më e bukura nuse ka ardhur ndër ne Për hair ju qoftë dasma juve o dasmorë Nipa e mbesa plot e gëzofshim gjithmonë. 15.2.2008, Prizren
|