Letërsia Shqiptare

DASMA JONË
E hene, 18-02-2008, 11:30pm (GMT)

Pëllumba të shkruar na u mbush qielli
Lulëkuqet e Kosovës shikimin kah dielli
 
Krushqit e lirisë me këngën në gojë
Fjalën besa-besë atdheut i bënë rojë
 
Me pushkë e flamur u nis dasmë e madhe
Nusja vë kurorën veshur si sorkadhe
 
Sot ia themi këngës me gaz e hare
Më e bukura nuse ka ardhur ndër ne
 
Për hair ju qoftë dasma juve o dasmorë
Nipa e mbesa plot e gëzofshim gjithmonë.
 
15.2.2008, Prizren



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.