Letërsia Shqiptare

Ilam Berisha
E hene, 18-02-2008, 11:30pm (GMT)

Ilam Berisha
Ilam BERISHA u lind më 9 gusht 1959 në katundin Arbëri të komunës së Prizrenit. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme - Gjimnazin e kreu në Prizren. Më pas kreu Shkollën e Lartë Pedagogjike, prej nga vijoi Fakultetin Filologjik – dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë, ku edhe u diplomua.
Është profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe. Aktualisht punon lektor në Kuvendin e Komunës së Prizrenit. Shkrimet e këtij autori i gjejmë të botuara edhe nëpër gazeta e revista të ndryshme. Është anëtar i rregullt i revistës “Metafora” që botohet nga Gëzim Ajgeraj në Zvicër. Ka botuar: përmbledhjen me poezi “Aromë poetike”, librin me tregime “Ditari i luftëtarit”, ndërsa “Masakra e Tuzsuzit” (Monografi nga lufta 1999) në bashkautorësi, është libri i tretë i këtij autori.

Dërguar nga Gëzim Ajgeraj, Shkrimtar, Zvicër 2008

www.metaforapoetike.de.vu



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.