| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Kthimi E diel, 14-01-2007, 07:21pm (GMT) Kurgja s'mujti me e hutue tui ba rruge per vend te vet. ---Ndre Mjeda Tre dimra jam larguar, u ktheva te ky prak, sikur pas tridhjete vjetesh po kthehem ne Itake. Une s'jam Odhiseu, qe u nisa per Helenen. Atje te Lindje e Largme si arme pata penen. Kur shkova atje larg tek vendi qe e doja, shpesh lutesha me vehte mos binte posi Troja... Njeqind sirena njeheresh ndieja ne tym e dallge, po une si Odhiseja kisha vec nje Itake! Me gurin tend nen koke, me balten tende ne gji, sikur pas tridhjete vjetesh po kthehem, Shqiperi... Larg teje i deshiruar, o moj e shtrenjta toke, sa kripe e dallges tende me doli permbi floke. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||