Pa dashur
E diel, 14-01-2007, 07:42pm (GMT)
Ne xhamin e dritares, qielli pikat e shiut i perplas me force ato rrjedhin me trishtim: qetesine e dhomes s'e perzene dot
Me kot pres qe telefoni ta thyej heshtjen e tij i afrohem prane, ngre receptorin asgje s'merr fryme, ka ngrire
Kot beme fjale, them me vete sa kohe kemi larg, se mbaj mend... Mbi xham s'po degjoj me trokitje shiu vertet pushoi, apo une... Pa dashur formova numrin tend!
|